MINISTRI I JASHTËM I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË IGLI HASANI DHA INTERVISTË PËR AGJENCINË ITALIANE TË LAJMEVE ANSA: E ARDHMJA E QENDRAVE TË EMIGRANTËVE I PËRKET VENDIMMARRJES SË QEVERISË ITALIANE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 27, 2024
- 1 min read

Romë, Itali | E ardhmja e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është një çështje që shqetëson qeverinë italiane, për ne është e rëndësishme të qëndrojmë të përkushtuar ndaj miqve dhe aleatëve tanë italianë, e jona është një marrëdhënie strategjike, pavarësisht se cila parti është në qeveri në Tiranë apo në Romë.
Ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani e tha këtë për agjencinë e lajmeve ANSA në margjinat e Dialogëve Med, në Romë.
“Marrëdhënia jonë është mijëravjeçare dhe vazhdon të jetë e fortë. Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë në kohë të vështira dhe ne do të vazhdojmë të jemi pranë Italisë”, shtoi ministri Hasani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments