top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË IGLI HASANI GJATË PUNIMEVE TË ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË KOMBEVE TË BASHKUARA NË JORKUN E RI ZHVILLOI TAKIM ME HOMOLOGUN E MALTËS IAN BORG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 22, 2024
  • 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u takua me homologun e Maltës, Ian Borg.

 

Takimi mes tyre u zhvillua gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Jorkun e Ri.

 

Ata diskutuan mbi angazhimet dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe mbi koordinimin për situatën e sigurisë në rajon.

 

E përgëzova për punën e shkëlqyer të tij dhe të Maltës si Kryesues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe anëtar të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, u shpreh ministri Hasani, në një postim në rrjetet sociale virtuale.

 

Ministri Hasani deklaroi se Shqipëria  mbështet plotësisht përpjekjet e admirueshme të Maltës, në mbështetje të multilateralizmit gjatë kohërave sfiduese.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page