MINISTRI I JASHTËM IRANIAN ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI) SHKOI NË MOSKË KU U TAKUA ME HOMOLOGUN LAVROV; DEKLAROI SE KËRKESAT E SHBA-ës PËR ENERGJINË BËRTHAMORE JANË JOREALE | BISEDIMET NË ROMË MBAHEN NESËR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 2 min read

Teheran, Iran | Kërkesat joreale të ShBA-ës ulin shanset për të arritur një marrëveshje për marrëveshjen bërthamore të Iranit, por Teherani do të marrë pjesë shumë seriozisht në negociatat e nesërme në Romë.
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragçi (Araghchi) i bëri komentet pas takimit me homologun e tij rus Sergei Lavrov sot në Moskë.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”.
Ministri Aragçi (Araghchi) shtoi se Irani nuk është ende gati për kontakte të drejtpërdrejta me negociatorët amerikanë.
“Për momentin ne po zhvillojmë vetëm negociata indirekte”, theksoi ai.
“Kjo është për shkak të kërcënimeve të bëra nga qeveria amerikane, sanksioneve ekonomike dhe politikës së presionit maksimal kundër Republikës Islamike. Për të gjitha këto, ne nuk mund të zhvillojmë negociata të drejtpërdrejta me ta, por rruga diplomatike është e hapur dhe është e mundur të arrihen marrëveshje”, shtoi kreu i diplomacisë iraniane.
“Rundi i dytë i bisedimeve midis përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbahet në Romë këtë të shtunë. Bisedimet synojnë të arrijnë përparim të mëtejshëm drejt një marrëveshjeje të drejtë, detyruese dhe të qëndrueshme”, tha Ministria e Jashtme e Iranit, siç raportohet nga agjencia e lajmeve “Irna”, ndërsa ministri Aragçi (Araghchi) tha se do të merrte pjesë në bisedime, duke theksuar se ndërsa Italia do të jetë vendi për raundin e ri të negociatave, Omani do të mbetet mediatik.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit dënoi sulmet e ShBA-ës në Jemen kundër Huthive të mbështetur nga Teherani, duke i quajtur sulmet barbare.
Zëdhënësi i ministrisë iraniane Esmail Baghaei dënoi me forcë sulmin barbar ajror kundër portit jemenas të Ras Isa, duke e përshkruar bastisjen në një stacion karburanti portual një shembull të një krimi agresiv dhe një shkelje flagrante të parimeve themelore të Kartës së OKB-së.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires