top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

MINISTRI I JASHTËM IRANIAN ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI) U LIDH NË TELEFON ME PËRFAQËSUESIN E LARTË PËR POLITIKË TË JASHTME TË BASHKIMIT EVROPIAN JOSEP BORRELL.

Bruksel, Belgjikë | Republika Islamike e Iranit mirëpret zhvillimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian në një atmosferë të bazuar në respektin reciprok dhe bën thirrje për dialog për zgjidhjen e problemeve mes tyre dhe korrigjimin e politikave të gabuara të vendeve evropiane”, deklaroi ministri i ri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), gjatë një bisede telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në të cilën, u trajtuan edhe zhvillimet e fundit në situatën në Gaza.

 

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Mehr, z. Borrell nga ana e tij shprehu shpresën se politikat e dialogut dhe konsultimeve midis Iranit dhe BE-së mund të vazhdojnë edhe gjatë presidencës së presidentit Masud (Massoud) Pezeshkian.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page