
Jeruzalem, Izrael | Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa'ar i ka bërë thirrje Evropës që të dënojë sundimtarët islamikë të Sirisë, ku janë kryer sulme kundër anëtarëve të komunitetit pakicë alavit.
“Evropa duhet të bëjë që zëri i saj të dëgjohet me zë të lartë dhe të qartë në lidhje me vrasjen masive të civilëve alavitë dhe të krishterë në Siri”, i tha ministri i Jashtëm Sa'ar zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Luksemburgut, Ksavier (Xavier) Bettel, i cili, po vizitonte Jerusalemin.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut zbuloi se 973 civilë kanë vdekur që nga 6 marsi në vrasje, ekzekutime në terren dhe operacione të spastrimit etnik nga personeli i sigurisë ose luftëtarët pro-qeveritarë në zonën bregdetare të Latakisë.
Kreu i diplomacisë izraelite shtoi: “Ne jemi të vendosur të parandalojmë që ajo që pamë këtë fundjavë në Siri të ndodhë në kufirin tonë.
Siria po pret mijëra luftëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, të cilët, po përpiqen të vënë flakën në kufirin tonë dhe të krijojnë një front tjetër kundër Izraelit.
Ne jemi të vendosur të parandalojmë përsëritjen e 7 tetorit në të gjitha frontet.
Ne nuk do të lejojmë formimin e një kërcënimi xhihadist në kufirin tonë me Sirinë”, shtoi ai.
Ministri Sa'ar ka paralajmëruar vazhdimisht lidershipin evropian për kursin e ri të presidentit të përkohshëm sirian Ahmed al Sharaa.
Dje, ai e quajti qeverinë në Damask xhihadistë me kostume, duke folur për mediat gjermane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments