Moskë, Federata Ruse | Moska do të eliminojë moratoriumin e propozuar për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme.
Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov e tha këtë në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve “Ria Novosti”.
“Ne po e vlerësojmë situatën bazuar në një analizë të veprimeve destabilizuese të SHBA-së dhe NATO-s në sferën strategjike dhe rrjedhimisht evoluimin e kërcënimeve që vijnë prej tyre”, tha ai.
“Sot është e qartë se moratoriumi ynë për vendosjen e raketave bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme nuk është më i zbatueshëm dhe do të duhet të braktiset pasi SHBA ka vendosur armë të tilla në rajone të ndryshme të botës, duke injoruar me arrogancë paralajmërimet nga Rusia dhe Kina”, tha ai.
Në vitin 2019, SHBA u tërhoq nga traktati INF (Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme) për shkatërrimin e raketave bërthamore me rreze të mesme dhe të shkurtër, të nënshkruar në vitin 1987 nga presidenti amerikan, Ronald Reagan, dhe ai sovjetik, Mikhail Gorbachev.
Moska kishte thënë se nuk do të kishte vendosur transportues të tillë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta kishin bërë këtë fillimisht.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Σχόλια