top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM TURK ALI JERLIKAIA (YERLIKAYA): NË STAMBOLL U ARRESTUA ASSAD ALI GOMAA KHODIR; KREU I NJË ORGANIZATE KRIMINALE E SPECIALIZUAR NË EMIGRACIONIN E PALIGJSHËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 12
  • 1 min read

Ankara, Turqi | Një trafikant qeniesh njerëzore i kërkuar nga Italia dhe përgjegjës për trafikun e paligjshëm të emigrantëve drejt territorit italian është arrestuar në Stamboll.

 

Udhëheqësi i grupit të organizuar kriminal që lehtësoi imigrimin e paligjshëm në Itali, Assad Ali Gomaa Khodir, u identifikua dhe u kap gjatë një operacioni të zhvilluar në Fatih”, një lagje në gadishullin historik të Stambollit, tha në rrjetin social virtual Iks (X) ministri i Jashtëm turk Ali Jerlikaia (Yerlikaya), duke shtuar se personi kërkohej nga autoritetet gjyqësore italiane për krimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigrantëve.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page