top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM TURK HAKAN FIDAN NË NJË INTERVISTË PËR TRANSMETUESIN TELEVIZIV “CNN TURK” THA: NUK KEMI NDËRMEND TË PËRPLASEMI ME IZRAELIN NË SIRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 10
  • 2 min read

Ankara, Turqi | Turqia nuk ka ndërmend të përplaset me Izraelin në Siri”, tha ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan në një intervistë për transmetuesin televiziv “CNN Turk”, duke theksuar megjithatë se Ankaraja nuk do të mbetet kalimtare nëse rrezikohet siguria e saj kombëtare.

 

Ai tha gjithashtu se duhet të ketë një mekanizëm për të shmangur konfliktin me Izraelin dhe në këtë kontekst është normale që kontaktet të zhvillohen në nivel teknik.

 

Konkretisht, duke iu referuar marrëdhënieve të Turqisë me Izraelin, ministri Fidan tha: “Si Turqi, e përsëris, ne nuk kemi ndërmend të përplasemi në Siri, jo vetëm me Izraelin, por edhe me asnjë vend në rajon.


Por ne nuk mund të shikojmë që Siria t'i nënshtrohet një trazire të brendshme, një operacioni apo një provokimi që do të kërcënonte edhe një herë sigurinë kombëtare të Turqisë. Ne nuk do të kufizohemi vetëm në vëzhgimin”.

 

Kreu i diplomacisë turke i konsideron normale kontaktet teknike me Izraelin, për të krijuar një mekanizëm për të shmangur konfliktet me Izraelin, të ngjashëm me ato që Turqia ka me aktorë të tjerë në Siri, si ShBA-ës, Rusia dhe Irani.

 

Ai në mënyrë indirekte sqaroi se kjo nuk përbën normalizim të marrëdhënieve të Turqisë me Izraelin.

 

Përkufizimi i normalizimit dhe mosnormalizimit (red. i marrëdhënieve) midis Turqisë dhe Izraelit përmes Sirisë është një çështje kryesisht e paplotë aktualisht”, tha ai.

 

I pyetur nga gazetari i transmetuesit televiziv “CNN Turk”, Hade Firat, për marrëdhëniet e presidentit turk me presidentin amaerikan Danlld Tramp (Donald Trump), pas komenteve pozitive që presidenti amerikan bëri për presidentin Rexhep Tajip Erdogan para kryeministrit izraelit në Shtëpinë e Bardhë, Hakan Fidan tha: “Tramp e respekton presidentin tonë. Ai identifikohet me presidentin tonë. Arritjet e udhëheqësit tonë, zotit president tonë dhe fakti që ai është një shembull i ndjeshmërisë si udhëheqësi ynë botëror, tregon një shembull të vërtetë të liderit botëror. Presidenti gjithashtu ka një respekt për të”.

 

Në lidhje me kohën e mundshëme të takimit të presidentëve Erdogan dhe Tramp (Trump), ai tha se kjo është një çështje që udhëheqësit e kanë deklaruar me vullnetin e tyre dhe aktualisht po zhvillohen diskutime se kur dhe ku.

 

Siç tha ai, takimi do të kryhet sa më shpejt.

 

Ministri Finan u pyet gjithashtu për sanksionet e ShBA-ës CAATSA dhe përjashtimin e vendit të tij nga programi luftarak F-35, në përgjigje të blerjes së sistemeve ruse të mbrojtjes S-400.

 

Unë mendoj se lëvizja që filloi pas komunikimit midis presidentit Tramp (Trump) dhe presidentit tonë mori vrull. CAATSA është një ligj. Mund të duhen bërë disa gjëra. Avokatët po punojnë për këtë çështje. Administrata e re në ShBA-ës po e studion këtë çështje”, u përgjigj ministri i Jashtëm turk.

 

Për aeroplanët luftarakë F-35, ai tha se Turqia ka nisur një proces.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page