MINISTRI I JASHTËM TURK HAKAN FIDAN: VAZHDON PUNA PËR KRIJIMIN E KUSHTEVE PËR TAKIMIN PRESIDENCIAL TRAMP (TRUMP)-ERDOGAN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 days ago
- 1 min read

Ankara, Turqi | “Puna për orën dhe vendin e takimit mes presidentëve të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara është duke u zhvilluar”, tha ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.
Ai tha gjithashtu se presidenti Rexhep Tajip Erdogan dëshiron dhe do ta vizitojë Sirinë kur të plotësohen kushtet.
“Asgjë nuk është finalizuar, puna jonë për këtë çështje vazhdon. Nëse takimi do të bëhet në Turqi apo në SHBA, kur do të bëhet, këto janë çështje për të cilat ministritë tona po punojnë aktualisht”, tha ministri i Jashtëm turk në lidhje me takimin presidencial Tramp-Erdogan.
Në një deklaratë për shtyp, në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalia, ministri Hakan Fidan tha gjithashtu se presidenti Erdogan në përgjithësi synon të vizitojë Sirinë.
“Ne vazhdojmë punën tonë për këtë çështje. Kur të plotësohen kushtet, presidenti ynë do të vizitojë Sirinë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments