top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I MBROJTJES I REPUBLIKËS SË KOSOVËS EJUP MAQEDONCI: BULLGARIA DO T’I BASHKOHET ALEANCËS USHTARAKE MES KOSOVËS + SHQIPËRISË + KROACISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 1 min read

Prishtinë, Shqipëri | Ministri i Mbrojtjes, i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, deklaroi se Bullgaria është gati t’i bashkëngjitet marrëveshjes ushtarake të firmosur mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

 

Në një intervistë për transmetuesin televiziv “TRT Balkan” në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias ai deklaroi se pret që edhe vende të tjera të rajonit t’i bashkohen kësaj marrëveshjeje.

 

Kemi një konfirmim nga Bullgaria, e cila ka diskutuar më herët me ministrin kroat për mundësinë që t’i bashkëngjitet kësaj marrëveshjeje trilaterale, mirëpo besoj plotësisht që edhe vende të tjera të rajonit, sidomos ato që ndajnë vlerat e përbashkëta me ne dhe që ndajnë normalisht edhe interesa të përbashkëta, sepse nuk mjaftojnë vetëm vlerat, do të bashkëngjiten në këtë marrëveshje, le të themi në këtë deklaratë, e cila, edhe njëherë po e theksoj, gjithmonë synim ka paqen, stabilitetin dhe sigurinë”, deklaroi z. Maqedonci.

 

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar një marrëveshje për aleancë ushtarake, e cila, u nënshkrua nga ministrat e Mbrojtjes të tri shteteve më 18 mars të vitit 2025 në Tiranë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page