Tiranë, Shqipëri | Ministri i Mbrojtjes, i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu përcolli sot me kolazh fotosh momentet më të veçanta të punës së ushtarakëve shqiptarë gjatë 12 muajve që lamë pas.
Ministri Vengu u shpreh në rrjetet sociale virtuale se e ardhmja e Forcave të armatosura është me plot punë të mira për t’i bërë Forcat e Armatosura edhe më dinjitoze, të forta dhe efikase.
Në 4 dhjetor të vitit të kaluar, Forcat e Armatosura kremtuan 112 vite nga krijimi i tyre.
Shqipëria konsiderohet si vendi i dytë në NATO sa i përket numrit të ushtarakëve të dislokuar në misione, në raport me personelin aktiv të Forcave të Armatosura.
Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në operacione ushtarake të drejtuara nga NATO, BE dhe OKB, nga muaji shtator 1996 deri në shtator 2020, janë angazhuar me rreth 7808 ushtarakë gjithsej.
Qindra ushtarakë aktualisht ndodhen jashtë vendit në misione të ndryshme të drejtuara nga NATO, OKB-ja dhe Bashkimi Europian të angazhuar në një sërë misionesh në mbrojtje të paqes dhe sigurisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
תגובות