Tiranë, Shqipëri | Ministri i Mbrojtjes, i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, inspektoi nga afër punimet që po kryhen në Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile, për ndërtimin e godinave dhe infrastrukturës së re, projekt strategjik ky që përfaqëson një angazhim të rëndësishëm për përmirësimin e reagimit ndaj situatave emergjente.
“Ecim përpara me një tjetër hap për rritjen e gatishmërisë kombëtare dhe modernizimin e Forcave të Armatosura! Në Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile po i afrohemi përfundimit të ndërtimit të godinave dhe infrastrukturës së re, projekt strategjik ky që përfaqëson një angazhim të rëndësishëm për përmirësimin e reagimit ndaj situatave emergjente”, shkruan ministri Vengu.
“Projekti që do të finalizohet në muajt e parë të vitit të ardhshëm siguron: Infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme për operacione emergjente; Kushte optimale pune për personelin; Kapacitete të rritura për reagim të shpejtë dhe efikas ndaj çdo situate të papritur; Përforcim të gatishmërisë kombëtare për t’i shërbyer qytetarëve në çdo rast nevojë”, tha ministri Vengu.
“Siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e jetës janë përparësi absolute për Forcat e Armatosura”, shkroi ministri Vengu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments