MINISTRI I MBROJTJES I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PIRRO VENGU KREU VIZITË INSPEKTUESE NË KAMPUSIN E RI SPORTIV TË GARNIZONIT “SKËNDERBEJ” I CILI HAPET PAS PAK JAVËSH.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 8
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Mbrojtjes, i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral leitnant Arben Kingji inspektuan punimet në kampusin sportiv të ridimensionuar në garnizonin “Skënderbej”, i cili, pas pak javësh do të hapë dyert për të gjithë ushtarakët.
Ky është një investim domethënës që përfshin një fushë futbolli (100×67 m), pistë vrapimi me 4 korsi, fusha basketbolli, volejbolli dhe tenisi si dhe hapësira për atletikë dhe kërcim së gjati.
Në fazën përfundimtare të punimeve do të përfshihet edhe ndriçimi i plotë i kompleksit.
Kampusi sportiv ka ruajtur elementët e tij origjinalë, duke mbajtur identitetin e tribunave dhe shkallëve, një simbol i rëndësishëm për Forcat e Armatosura, të RSh-ës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments