MINISTRI I MBROJTJES I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PIRRO VENGU MORI PJESË NË KONFERENCËN E SIGURISË NË MYNIH | THEKSOI RËNDËSINË E NDËRLIDHJES SË INFRASTRUKTURAVE KRITIKE NË EUROPËN JUGLINDORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 16
- 1 min read

Mynih, Republika Federale e Gjermanisë | Ministri i Mbrojtjes, i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së infrastrukturave kritike në Europën Juglindore si një kontribues për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Europës.
“I nderuar që mora pjesë dhe bashkëbisedova me ekspertët e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim mbi mënyrën se si Korridori VIII, mbështet një Europë të sigurt dhe të fortë.
Ndava qëndrimin e qeverisë shqiptare se ky korridor përbën një prioritet të qartë gjeopolitik dhe politik, me efekte të drejtpërdrejta në zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale”, shkroi ministri vengu në rrjetet sociale virtuale.
Ministri Vengu theksoi se përpjekjet financiare të Shqipërisë duhet të shoqërohen me veprime konkrete nga Bashkimi Europian dhe NATO, për të hapur instrumentet e zhvillimit dhe për të investuar në tërësinë e projekteve infrastrukturore përgjatë korridorit, nga porti i Porto Romanos deri në Detin e Zi, në Varna dhe Burgas.
Ai shprehu bindjen se këmbëngulja e Shqipërisë, në bashkëpunim me aleatët si Italia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania, do të rrisë ndërgjegjësimin e BE dhe NATO për rëndësinë strategjike të Europës Juglindore në projektin europian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments