top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I MBROJTJES I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PIRRO VENGU PRITI NË TAKIME TË VEÇANTA AMBASADOREN E IZRAELIT DHE AMBASADORIN E MBRETËRISË SË HOLLANDËS PËR ÇËSHTJET KIBERNETIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 29, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Mbrojtjes, i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, priti në takime të veçanta:

1- Ambasadoren e Izraelit, Galit Peleg.

2- Ambasadrin e Mbretërisë së Holandës për Çështjet Kibernetike, Ernest Noorman.

 

Ambasadorja e Izraelit Peleg uroi ministrin Vengu për detyrën e re dhe e informoi mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon ku dhe falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e dhënë.

 

Ministri i Mbrojtjes Vengu e siguroi ambasadoren e Izraelit se Shqipëria (edhe për shkak të marrëdhënieve të veçanta historike që ka me popullin izraelit) po e ndjek me vëmendje situatën e sigurisë dhe rikonfirmoi qëndrimet e shprehura nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në emër të Shqipërisë, si dhe solli në vëmendje se jetët njerëzore janë të shtrenjta dhe duhet bërë maksimumi për shpëtimin e tyre.

 

Thellimi i bashkëpunimit bilateral në fushat si: inovacioni, mbrojtja kibernetike, siguria detare dhe menaxhimi i burimeve njerëzore ishin disa nga temat, që u diskutuan në takim duke inkurajuar stafet respektive për shkëmbimin dhe ndarjen e praktikave më të mira ndërmjet tyre.

 

Gjatë takimit me ambasadorin e Mbretërisë së Hollandës për Çështjet Kibernetike, Ernest Noorman, u fol kryesisht për sigurinë kibernetike.

 

Ambasadori Norman e informoi ministrin e Mbrojtjes Vengu mbi strukturën organizative dhe komanduese që ka ngritur vendi i tij për adresimin e çështjeve të mbrojtjes kibernetike në nivel kombëtar.

 

Ministri Vengu e falënderoi ambasadorin Noorman për asistencën e ofruar nga Mbretëria e Hollandës në fushën e Mbrojtjes Kibernetike dhe inkurajoi intesifikimin e shkëmbimit të informacionit dhe eksperiencës në nivel ekspertësh.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page