MINISTRI I MBROJTJES I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PIRRO VENGU: RRETH 6000 USHTARAKË (NDËR TË CILËT 2500 PËR HERË TË PARË) TASHMË TRAJTOHEN ZYRTARISHT ME SHTESA TË KONSIDERUESHME FINANCIARE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 10
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Mbrojtjes, i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, deklaroi se rreth 6000 ushtarakë, ndër të cilët 2500 për herë të parë, tashmë trajtohen zyrtarisht me shtesa të konsiderueshme financiare.
Në një postim në rrjetet sociale virtuale, ministri Vengu theksoi se investimi në kapacitetet njerëzore, me fokus trajtimin dinjitoz të efektivëve ushtarakë dhe rritjen e nivelit të tyre profesional, është tashmë një realitet që prej 1 janarit të këtij viti.
Përfitime të veçanta financiare do të kenë kapacitetet kombëtare si Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia kibernetike, operatorët e dronëve, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë njësi të tjera të rëndësishme.
Ministri Vengu tha se Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes mbeten të përkushtuara për të rritur trajtimin financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura çdo vit, duke synuar përafrimin me nivelin mesatar të vendeve të Aleancës së NATO-s.
“Ky është një investim strategjik për sigurinë kombëtare” deklaroi ministri Vengu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments