top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I MBROJTJES I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PIRRO VENGU: RRITJE E PAGAVE MBI MESATAREN E NATO-s.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Mbrojtjes, i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu tha gjatë seancës parlamentare të Kuvendit se investimi në kapitalin njerëzor do të vazhdojë dhe gjatë mandatit të katërt të qeverisë socialiste.

 

Ministri Vengu tha se objektivi është paga mbi mesataren e vendeve të NATO-s.

 

Do të vazhdojmë të investojmë në kapitalin njerëzor. Siç e dini, e morëm detyrën me ushtarakë pa uniforma që nuk arrinin dot të mbronin dinjitetin e tyre për efekt të rrogave të tyre, që ishin më të ulëtat në rajon, sot janë rrogat më të larta në rajon. Synimi është të shkojmë mbi mesataren e NATO-s. Do të vijmë shumë shpejt me propozime ligjore”, tha ministri Vengu.

 

Për industrinë ushtarake, janë vendosur themelet rregullatore, me kompaninë shtetërore, që ka rigrupuar pesë asete dhe kemi marrë 21 shprehje interesi nga kompani ndërkombëtare për prodhim municionesh, artilerie, dronësh luftarakë, dhe po zhvillojmë negociata me pesë prej tyre dhe shumë shpejt do jemi në gjendje pranë komisionit të Sigurisë të japim një pasqyrë të qartë të të gjithë ecurisë së negociatave.


VKM-ja për rikthimin në shërbimin aktivë është në proces bashkërendimi më Këshillin e Ministrave dhe shumë shpejt do të miratohet.


S’ka ditë që qendra e rekrutimit nuk merr kërkesa për rikthim qoftë të ish ushtarakëve, ish gardistëve, elementë të tjerë që kanë qenë të përfshirë në sigurinë kombëtarë që duan të angazhohen në FA. Kemi përparësi që ta miratojmë së shpejti.


Komponenti rezervist po ashtu ka interes të lartë dhe ligji është miratuar, teksa aktet nënligjore, 5 prej tyre janë në bashkërendim, një paketë e plotë kjo që do të miratohet njëherazi në Këshillin e Ministrave.


Statusi i Ushtarakut, kjo patjetër është një përparësi e direktivës së mbrojtjes 2025, ku synojmë të përforcojmë, që përfitojmë me statusin e ushtarakut dhe të lehtësojmë elementët logjistikë dhe financiarë që lidhen sidomos me trajtimin e personelit ushtarak që stërvitet dhe trajnohet jashtë.


Pr/ligji ka kaluar në konsultim publik me një seri përmirësimesh dhe po bashkërendohet gjithashtu me Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Financave për elementët financiarë”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page