top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I MBROJTJES I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PIRRO VENGU UDHËTOI NË KOSOVË KU PO ZHVILLON NJË VIZITË ZYRTARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 30, 2024
  • 2 min read

Prishtinë, Kosovë | Ministri i Mbrojtjes, i Republikës së Shqipërisë Pirro Vengu udhëtoi në Kosovë ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

 

Ministri Vengu zhvilloi një takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

 

Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët.


Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.


“Viti 2024, rezulton të jetë një vit shumë impenjativ për Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, pasi këtë vit kemi kryesimin e disa iniciativave rajonale dhe shumë aktivitete në kuadër të tyre do të drejtohen dhe organizohen nga ana jonë (A5). Unë siguroj kolegun Maqendonci, se kjo mundësi do shfrytëzohet maksimalisht jo vetëm për të qenë një avokate e fortë e Kosovës, por për të shtuar të gjitha përpjekjet për një anëtarësim të plotë të saj në këto iniciativa”, u shpreh ministri Vengu.

 

Gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushat e çminimit të brezit kufitar ndërmjet dy vendeve si dhe dhënien e asistencës së nevojshme për konsolidimin e mëtejshëm të Qendrës Rajonale për Emergjencat Civile.


Vlerësojmë se dialogu Kosovë - Serbi, në koordinim me partnerët strategjikë të Kosovës, SHBA dhe BE duhet të ketë si rezultat përfundimtar një marrëveshje të detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës së Kosovës”, tha ministri Vengu.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page