
Romë, Itali | “Nëse do të kishte një armëpushim në Ukrainë dhe do të pranoheshin trupat e OKB-së, sigurisht që do të ishte një lajm pozitiv.
Prezencën e një komuniteti ndërkombëtar e konsideroj garanci për stabilitet dhe siguri në një zonë që ka nevojë.
Por diskutimi i tij përpara se të vendosen armëpushimi ose të vendosen rregullat e armëpushimit bëhet shumë i vështirë”.
Kjo është ajo që tha Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Korseto (Crosetto), në margjinat e konferencës së Rrugëve të Sigurta në Dhomë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments