MINISTRI IZRAELIT I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): HAMASI TË LIROJË TË RRËMBYERIT OSE NE ANEKSOJMË PJESË TË GAZËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 22
- 1 min read

Jeruzelem, Izrael | “Kam urdhëruar ushtrinë të pushtojë më shumë territor në Gaza, të evakuojë popullsinë dhe të zgjerojë zonat e sigurisë në kufirin midis Rripit dhe Izraelit”, njoftoi ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz).
“Sa më gjatë që Hamasi të refuzojë të lirojë pengjet, aq më shumë territor do të humbasë ndaj Izraelit”, paralajmëroi ai.
Izraeli po intensifikon luftën e tij në Gaza, me sulme dhe trupa tokësore që përparojnë drejt jugut të Rripit të Gazës, ndërsa i lëshon një tjetër ultimatum Hamasit; ose të lirojë menjëherë 59 pengjet e fundit, të vdekur dhe të gjallë, ende të mbajtur rob, ose do të aneksojë territoret e enklavës palestineze.
Kërcënimi vjen pesë ditë pas rifillimit të luftës, pas gati dy muajsh armëpushim dhe kolapsit të bisedimeve për të kaluar në fazën e dytë të marrëveshjes së janarit.
Qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu përballet me një krizë të brendshme dhe protesta në rrugë për shkarkimin e z. Ronen Bar nga funksioni i kreut të Shin Bet-it.
Një lëvizje e bllokuar për momentin nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë - e cila duhet të vendosë mbi apelimet e opozitës deri më 8 prill 2025.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments