top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI IZRAELIT I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): KRYEMINISTRI I RI I HAMASIT U VRA GJATË SULMIT NË SPITAL NË GAZA; AI ISHTE ISMAIL BARHUM (BARHOUM); ANËTAR I BYROSË POLITIKE TË GRUPIT TERRORIST.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 24
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Në sulmin në spitalin Nasser në Kan Junis (Khan Yunis) ushtria e Izraelit (IDF) eliminoi me sukses zyrtarin e lartë të Hamasit, Ismail Barhum (Barhoum).

 

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz) tha këtë, duke e quajtur z. Barhum (Barhoum) kryeministrin e ri të Hamasit në Gaza, i cili, zëvendësoi z. Issam Da'alis, kryeministrin e mëparshëm që u eliminua disa ditë më parë.

 

Gazeta izraelite Kohërat e Izraelit (Times of Israel) raporton se z. Bahrum (Barhoum) ishte anëtar i byrosë politike të Hamasit dhe ishte i përfshirë në veprimtari financiare për grupin dhe ishte nën sanksionet e Bashkimit Evropian.

 

Nuk pati asnjë koment zyrtar nga Hamasi, por enti mediatik “al-Aqsa News”, një stacion i lidhur me grupin terrorist, raportoi se z. Barhum (Barhoum) u vra në sulm.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page