MINISTRI PËR EUROPËN DHE PUNËT E JASHTME I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË IGLI HASANI PRITI NË TAKIM ZYRTAR AMBASADORIN E MBRETËRISË SË BASHKUAR NË TIRANË NIKOLES ABËT (NICHOLAS ABBOTT).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 16, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, priti në takim zyrtar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nikoles Abët (Nicholas Abbott).
Në një postim në rrjetet sociale virtuale, Ministri Hasani u shpreh se gjatë takimit u diskutuan lidhjet e forta politike dhe partneriteti i qëndrueshëm midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Vlerësuam lidhjet e forta politike dhe partneritetin midis vendeve tona”, shkroi ministri Hasani.
Ministri Hasani i uroi ambasadorit Abët (Abbott) suksese në pozicionin e tij të ri dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në disa fusha kyçe, si mbrojtja, siguria kibernetike, energjia dhe infrastruktura.
Ministri Hasani gjithashtu nënvizoi rëndësinë e nxitjes së më shumë investimeve britanike në Shqipëri, duke forcuar kështu lidhjet ekonomike mes dy vendeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント