top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI PËR EUROPËN DHE PUNËT E JASHTME I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË IGLI HASANI: TË PËRKUSHTUAR PËR TË MBËSHTETUR SHQIPTARËT NË SERBI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 12, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi në mbrojtjen e të drejtave të tyre”, tha ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili, priti në një takim deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik.

 

Ishte kënaqësi të mirëprisja Shaip Kamberin, të vetmin deputet shqiptar të Asamblesë Kombëtare të Serbisë. Jemi të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi në mbrojtjen e të drejtave të tyre”, tha ministri Hasani, ndërsa ndau në rrjetet sociale virtuale fotografi nga takimi.

 

Më herët sot, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, u prit në takime nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit të RSh-së, Elisa Spiropali.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page