top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI PËR EUROPËN DHE PUNËT E JASHTME I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË IGLI HASANI ZHVILLOI SOT NJË TAKIM ME KRYETAREN E KOMUNËS SË PRESHEVËS ARDITA SINANI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 19, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

 

Ministri Hasani bëri të ditur se takimi u fokusua në diskutime frytdhënëse mbi forcimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të dala nga zgjedhjet lokale, me faktorët politikë, socialë dhe ekonomikë në Luginën e Preshevës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.

 

Rikonfirmova vëmendjen dhe angazhimin e veçantë të Qeverisë së Shqipërisë ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës dhe problematikave me të cilat përballen shqiptarët atje. Jo vetëm mbështetje politike por edhe nisma konkrete, përmes projektesh zhvillimore, në fushën e ekonomisë, të arsimit, kulturës dhe punësimit”, u shpreh ministri Hasani.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page