top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI PËR EUROPËN DHE PUNËT E JASHTME I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË IGLI HASANI ZHVILLOI TAKIM NË LONDËR ME SEKRETARIN E JASHTËM TË BRITANISË SË MADHE DEIVID LEMI (DAVID LAMMY).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 20
  • 2 min read

Londër, Britani e Madhe | Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, zhvilloi sot një takim në Londër me sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Deivid lemi (David Lammy), dhe ministrin e Shtetit për Evropën, Amerikën e Veriut dhe Territoret e Jashtme, Stefën Doti (Stephen Doughty).

 

Në fokus të takimit ishin forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, rritja e vizitave të nivelit të lartë, shkëmbimet parlamentare, mbështetja e vazhdueshme e Mbretërisë së Bashkuar për integrimin evropian të Shqipërisë.

 

Diplpmatët e lartpërmendur diskutuan mbi Samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë më 16 maj 2025, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike si energjia, infrastruktura, turizmi dhe bujqësia.

 

Ministri Hasani informoi se temë e takimit ishte rritja e bashkëpunimit në funksion të sigurisë rajonale.

 

Rikonfirmuam angazhimin e përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin shumëpalësh në organizatat ndërkombëtare, si dhe inkurajuam shtimin e investimeve britanike në Shqipëri në sektorë kyç dhe me interes të ndërsjellë”, tha ministri Hasani.

 

Ministri Hasani pati një takim të frytshëm me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Kerën Pirs (Karen Pierce).

 

Takimi mes tyre u përqendrua në forcimin e angazhimit të përbashkët për stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

 

Ministri Hasani nënvizoi se takimi ishte një mundësi e mirë për të theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në funksion të stabilitetit në rajon dhe mbështetjes së proceseve të vazhdueshme të integrimit në Bashkimin Evropian.

 

Këto përpjekje janë thelbësore jo vetëm për të siguruar prosperitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në Ballkan, por gjithashtu ndihmojnë edhe për stabilitet më të gjerë në të gjithë Evropën.

 

Përgjatë qëndrimit në Londër, ministri Hasani u takua edhe me z. Martin Vikërs ( Vickers), anëtar i parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të lartë të Kolegjit Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes (The Royal College Defence Studies).

 

Përpos sa më lart ai mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Ambasada Shqiptare në Britaninë e Madhe me Fondacionin “Butrinti”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page