MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË IGLI HASANI MBËRRITI NË SLLOVENI PËR TË MARRË PJESË NË PUNIMET E FORUMIT STRATEGJIK TË BLED-it.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 2, 2024
- 1 min read
Bled, Slloveni | Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani mbërriti në Slloveni për të marrë pjesë në punimet e Forumit Strategjik të Bledit me temë: “Një botë realitetesh paralele”.
Ministri Hasani u prit nga zv/kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Çështjet që do të trajtohen në forum janë sfidat aktuale të sigurisë që po ndodhin në shoqërinë ndërkombëtare, por dhe ato të ardhshme globale.
Ministri Hasani është i ftuar në panelin me temë: “Evropa e plotë dhe e lirë: një angazhim i ripërtërirë për sigurinë evropiane”.
Në kuadër të forumit ministri Hasani do të zhvillojë disa takime dypalëshe me homologë dhe zyrtarë të lartë nga vendet e Evropës.
Forumi Strategjik i Bledit organizohet në një moment kur Sllovenia është votuar si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2024-2025 dhe me këtë rast do të shprehet edhe përgjegjësia e Sllovenisë për ushtrimin e detyrave që burojnë nga ky fakt.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments