top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË IGLI HASANI MORI PJESË NË SAMITIN E PROCESIT TË BERLINIT: NISMA SHËNON 10-VJETORIN E LINDJES SË SAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 1, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, ndërsa nisma shënon 10-vjetorin.

 

Ministri Hasani ndau momente nga pjesëmarrja në samit ndërsa vlerësoi se Procesi i Berlinit është nxitës kryesor i bashkëpunimit rajonal, rritjes ekonomike dhe integrimit në Bashkimin Evropian për Ballkanin Perëndimor.

 

Shqipëria mbetet e përkushtuar në avancimin e marrëveshjeve të mobilitetit dhe forcimin e një rajoni më të fortë dhe më të qëndrueshëm”, tha ministri Hasani.

 

Ministri Hasani shtoi se duhet shfrytëzuar ky moment për të afruar Ballkanin Perëndimor (Europën Juglindore. Red) më pranë Bashkimit Europian.

 

Procesi i Berlinit është një nismë e vitit 2014 për të mbështetur integrimin në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi. Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

 

Katër objektivat e Procesit të Berlinit, të deklaruara që në fillim të tij mbeten të pandryshuara.

 

1- Zgjidhja e problemeve të brendshme, të hapura dypalëshe mes vendeve të Bashkimit Europian.

2- Pajtimi mes shoqërive në rajon.

3- Përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal.

4- Krijimi i një baze për rritjen e qëndrueshme të rajonit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page