top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË IGLI HASANI ZHVILLOI NJË TAKIM ME MINISTRIN PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME TË REPUBLIKËS SË FRANCËS JEAN-NOËL BARROT.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Paris, Francë | Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar një takim sot me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Francës, Jean-Noël Barrot.

 

Në fokus të takimit kanë qenë një serë temash me rëndësi lidhur me marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona, avancimin e projekteve të rëndësishme në sektorë të ndryshëm, zhvillimet rajonale, bashkëpunimi në organizatat ndërkombëtare, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe Komuniteti Politik Evropian.

 

Të dyja palët kanë vlerësuar dialogun e fortë politik që ekziston aktualisht me Shqipërisë dhe Francës, i reflektuar ky edhe nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë të kohëve të fundit.

 

Takimi ishte gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar rreth rrugëtimit evropian të Shqipërisë ku ministri Hasani gjeti rastin të shprehë mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e pakursyer franceze gjatë këtij rrugëtimi.

 

U vlerësua përparimi i bërë deri tani nga Shqipëria në realizimin e reformave dhe përmbushjen e kushteve të BAshkimit Evropian.

 

Ministri Hasani nënvizoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar të arrijë objektivin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030.

 

Takimi u përqendrua gjithashtu edhe në disa çështje strategjike, përfshirë Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të zhvillohet më 16 maj 2025 në Tiranë, si dhe situatën e sigurisë në Evropë.

 

Të dy ministrat theksuan rëndësinë e këtij Samiti si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të nxitur angazhimin e përbashkët për stabilitetin dhe paqen.

 

Fakti që zhvillohet në vendin tonë është dëshmi e qartë e përkushtimit të Shqipërisë ndaj stabilitetit rajonal dhe ambicies sonë të pandalshme për të thelluar integrimin me BE-në.


Për Shqipërinë, ky samit nënkupton shumë. Do të thotë thellim i bashkëpunimit për sfidat gjeopolitike, si dhe rritje e fokusit në adresimin e temave si siguria energjitike, menaxhimi i migrimit, veprimet për mbrojtjen e klimës, dhe zhvillimi ekonomik”, tha ministri Hasani në lidhje me samitin.

 

Ministri Hasani theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një bashkëpunëtore e besueshëme për Francën dhe Bashkimin Evropian, duke kontribuar në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe zhvillim në rajon dhe më gjerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page