top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRIA BRITANIKE E MBROJTJES NËNSHKROI MARRËVESHJE ME KOMPANINË GOOGLE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 17, 2023
  • 1 min read

Londër, Mbretëri e Bashkuar | Ministria britanike e Mbrojtjes ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë “Google” për të përdorur Inteligjencën Artificiale, edhe pse hamendësohet se kjo teknologji mund të sjellë rrezik për njerëzimin.


Laboratori i Shkencës dhe i Teknologjisë së Mbrojtjes (Dstl), që është pjesë e ministrisë, do të përdorë platformën “Cloud” të kompanisë “Google”, për të eksploruar përdorimet e mundshme të Inteligjencës Artificiale.


Këto përdorime përfshijnë sigurinë kibernetike, reagimin ndaj katastrofave, dhe përshpejtimin e kërkimit. Edhe pse një këshilltar i kryeministrit britanik, Rishi Sunak, kishte paralajmëruar javën e kaluar, se, “duhet të vendosen kufij për të parandaluar Inteligjencën Artificiale para se të bëhet një kërcënim për njerëzimin”, Ministria e Mbrojtjes e M.B., dhe kopmania “Google” kanë vendosur të përdorin teknologjinë me kujdes dhe përgjegjësi.


Kompania “Google” ka premtuar gjithashtu se nuk do të lejojë përdorimin e softuerit të tij të Inteligjencës Artificiale për qëllime negative. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page