Berlin, Republika Federale Gjermane | Ministrja e Brendshme gjermane Nensi (Nancy) Faeser paralajmëroi kundër përdorimit të komponentëve nga prodhuesit kinezë si Huawei në rrjetet e trenave të hekurudhave shtetërore të Gjermanisë (Deutsche Bahn).
“Hekurudhat gjithashtu duhet të rrisin mbrojtjen e tyre dhe është e nevojshme të shqyrtohet rreziku që paraqesin komponentë të tillë brenda rrjeteve të saj dhe të nxirren përfundimet e duhura. Lëvizshmëria e qytetarëve duhet të garantohet në siguri totale”, deklaroi ministrja Faeser.
Deutsche Bahn vendosi në muajin dhjetor të vitit 2022, pas një tenderi, t'i besojë një pjesë të madhe të zgjerimit të infrastrukturës së saj dixhitale kompanisë gjermane Telekom Business Solutions, e cila, përdor ruterë dhe shpërndarës të prodhuar nga Huawei dhe kompani të tjera kineze.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments