top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRJA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE ALBANA KOÇIU: POLIKLINIKA E SPECIALITETEVE NË SHKODËR SHUMË SHPEJT DO TË HAPË DYERT PËR PACIENTËT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 27, 2024
  • 1 min read

Shkodër, Shqipëri | Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër shumë shpejt do të hapë dyert për pacientët.

 

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, në një postim në rrjetet sociale virtuale, ku ajo ndau pamje nga poliklinika në fjalë.

 

Poliklinika e Specialiteteve do të ofrojë shërbime shëndetësore për 200 mijë banorë në 19 specialitete të ndryshme.


Do të vijojë puna për modernizimin dhe transformimin e strukturave spitalore dhe qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.


Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër do të jetë e pajisur me 19 kabinete për specialitete të ndryshme të sëmundjeve të brendshme si dhe ekzaminime laboratorike e imazherike në: kardiologji, gastrohepatologji, reumatologji, endokrinologji, nefrologji, hematologji, pneumologji, pediatri, kirurgji, ORL, neurologji, onkologji dhe alergologji.


Ky institucion shëndetësor do të pajiset edhe me aparatura të reja mjekësore dhe diagnostikuese”, tha ministrja Koçiu.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page