MIRË SE VINI NË BOTËN PA PARE KESH | PO NDODH NË AUSTRALI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 28, 2023
- 3 min read

Nga znj. Francesca de Villasmondo.
Sideni, Australi | Në shumë degë në Australi, Commonwealth Bank ka vendosur të heqë tërheqjet dhe depozitat në para.
Prandaj, këto degë të CommBank janë bërë pa pare kesh. Në fillim të këtij viti, ANZ (Grupi Bankar i Australisë dhe Zelandës së Re) tha gjithashtu se kishte hequr gradualisht paratë e gatshme. Tërheqja e parave tuaja po bëhet gjithnjë e më e vështirë në Australi.
Commonwealth Bank ka hapur një sërë degësh pa para kesh, me klientët që nuk janë më në gjendje të aksesojnë paratë e tyre. Transaksionet me para në dorë nuk janë të disponueshme në këto degë, duke përfshirë Commonwealth Bank Place, e cila ndodhet në qendër të Sidneit. E njëjta situatë në Brisbane dhe Melburn. Këto degë pa para quhen “qendra të specializuara”.
Depozitat dhe tërheqjet mund të bëhen ende nëpërmjet ATM-ve në vend, por për ata që nuk kanë një kartë krediti në dorë, gjërat bëhen shumë më të vështira.
Tërheqjet “cash pa kartë” deri në 500 dollarë në ditë janë të disponueshme, duke përdorur aplikacionin CommBank, por, për ata që kanë nevojë për më shumë fonde, paratë e tyre nuk janë të aksesueshme.
Grupi bankar Australia dhe Grupi Bankar i Zelandës së Re njoftuan gjithashtu në mars se po shkurtonin disa nga shërbimet e tyre, dhe se disa degë nuk do të kishin më likuiditet.
Ata nuk bënë të ditur për momentin se cilat degë do të prekeshin, por këmbëngulën se do të ishte vetëm një numër i vogël.
Në një deklaratë, ANZ tha se i qëndronte vendimit të saj pa pare kesh, dhe sqaroi se cilat degë preken: “Disa degë të ANZ nuk trajtojnë më para në sportel, por vazhdojnë të kenë para në dispozicion përmes ATM-ve tona inteligjente në vend.”
Ky dominim i bankingut dixhital ngre shqetësime se shoqëria është bërë shumë e varur nga sistemet potencialisht të cenueshme.
Në të vërtetë, klientët e Commonwealth Bank mbetën të paralizuar pasi aplikacioni i bankës u rrëzua në fillim të këtij muaji, duke i penguar ata të hynin në llogaritë e tyre, të transferonin fonde në internet, ose të përdornin kartat e tyre për të bërë blerje.
Ndërprerja shkaktoi një mori thirrjesh të zemëruara dhe postimesh në mediat sociale nga klientët e shqetësuar, të cilët donin të dinin pse nuk mund të përdornin shërbimet e bankës, duke përfshirë disa ATM.
Si përfundim, ekspertët argumentuan se episodi shqetësues i Commonwealth Banking është një paraqitje e shkurtër e asaj që mund të shkojë keq kur njerëzit mbështeten shumë në bankingun online në vend që të mbajnë para në dorë.
Eksperti i sigurisë kibernetike Ben Britton, i cili punon si oficer i sigurisë së informacionit, i tha gazetës australiane Posta e Përditshme e Australisë (Daily Mail Australia) se ngjarje si këto kanë ekspozuar dobësitë e mbështetjes së tepërt në pagesat dixhitale: “Nëse nuk ka internet, nuk ka transaksione, nuk ka qasje në para”, tha ai.
“Nëse i keni paratë në dorë, ose në xhep –tha z. Britton – mund të ketë mungesë të energjisë elektrike, por prapë do të jeni në gjendje të bëni pagesa për njerëzit. Dobësia e madhe e sistemit megjithatë është se varet nga interneti, siguria e internetit dhe siguria individuale e pajisjes. Ndërsa askush nuk do të ketë kurrë qasje në paratë tuaja të xhepit nga distanca.
“E gjitha dixhitale” lejon kontroll më të madh të shoqërisë nga bankat dhe qeveritë.
Eksperti Ben Britton thekson gjithashtu mundësitë eksponenciale të krimit kibernetik.
Sipas tij, shumë kriminelë kanë ndaluar shitjen e drogës, përkundrazi janë kthyer në mashtrimet online, pasi është shumë më fitimprurëse, dhe shumë më pak gjasa për t'u kapur, pasi transaksionet online kanë hapur kufij të rinj për kriminelët, sa i përket numrit të njerëzve që munden të goditen, dhe nga shumat e mëdha të parave që mund të vidhen.
Ai tha: “Nëse shikoni një organizatë kriminale kibernetike ose individë që janë kriminelë kibernetikë, të cilët duan të grabisin një numër të madh njerëzish, ata mund të vjedhin miliona dollarë nga dhjetëra mijëra njerëz në ditë. Nuk do të ishte e mundur të dilnim dhe ta bënim në rrugë, duke i privuar qytetarët nga paratë e tyre. Sistemi i vjetër, monedhat fizike dhe paratë, kanë funksionuar për mijëra vjet. Padyshim që ka problemet e veta, por ne e dimë se cilat janë ato, ndërsa nëse shikoni botën dixhitale ka shumë probleme të panjohura që ne nuk i kemi trajtuar ende.”
Një tjetër disavantazh i një shoqërie pa para është mungesa e privatësisë. Sa herë që paguani diçka në mënyrë dixhitale, ju lini një gjurmë gishti që mund të gjurmohet nga bankat dhe qeveritë.
Kjo është arsyeja pse, pavarësisht nga rreziqet e “gjitha dixhitale”, ekziston një vullnet i qartë politik nga ana e globalistëve për të zhdukur paratë, gjë që do të lehtësojë shoqërinë kontrolluese të dëshiruar nga qiramarrësit e Davos.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments