top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MKULTRA: PLANI I CIA-s PËR TË KONTROLLUAR MENDJEN | MBI KONTROLLIN E MENDJES: PJESA E PESTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 10, 2023
  • 7 min read

Dosja MKULTRA e deklasifikuar në 1977.

Nga z. Emanuel Pietrobon. Uashington, Amerikë | Shumica dërrmuese e shteteve dhe shoqërive nuk janë ende gati të përballen me revolucionet e mëdha në çështjet ushtarake të shekullit të 21-të, përkatësisht luftërat njohëse, luftërat midis robotëve, dhe pasardhësve të tyre - luftërat nervore - të cilat premtojnë të ndryshojnë rrënjësisht konfliktet, si të hapura ashtu edhe të fshehta, duke e ngritur dëmshmërinë dhe përhapjen e tyre përtej çdo imagjinate. Cenueshmëria ndaj këtyre mënyrave në zhvillim, të zhvillimit të luftës, ndryshon në varësi të kontekstit, bazuar në qëndrueshmërinë njohëse të popullsisë, dhe mburojat kibernetike, të ngritura për të mbrojtur infrastrukturën kritike, dhe ato që Perëndimi mendon dhe beson se janë pikat e tij të forta - ndërlidhja, hiper-teknologjia, pluralizmi - janë, në të vërtetë, thembra e Akilit. STUHIA PERFEKTE PO AFRON.

Nëse është e vërtetë që fituesi i garës hapësinore do të vendosë themelet për fillimin përfundimtar të kolonizimit njerëzor të hapësirës së thellë, dhe se gara për epërsi teknologjike do të rezultojë në super-inteligjencë artificiale antropomorfe, dhe super-ushtarë pas-njerëzorë - më i ngjashëm me një Homo Roboticus se sa me një Sapiens Sapiens 2.0, ashtu si kampioni ose kampionët e garës për trurin do të kenë si çmim njohjen e çdo arkane të mendjes njerëzore, për të cilën, ai do të bëhet mjeshtër. Perëndimi, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara, duket se nuk i ka kuptuar plotësisht implikimet epokale, dhe jehonat ushtarake të racës së trurit, një kapitull i heshtur, i kyçur në konkurrencën midis fuqive të mëdha. Një nënvlerësim i potencialit, por edhe i rreziqeve, të një sprove, e cila, nëse nuk trajtohet në mënyrë adekuate, do të polarizojë, radikalizojë, dhe thyejë më tej shoqëritë perëndimore, tashmë të dobëta dhe të ndara. FJALA E ALENCËS ATLANTIKE. Mund të duket paradoksale, edhe nëse historia sugjeron që nuk është aspak, por Amerika, motrat e saj në Anglosferë dhe në Evropën Perëndimore, kanë qenë tradicionalisht vërtet fuqi të mëdha të mendjes. Sot ato ecin ngadalë, plogështojnë ose ndjekin, por dje vrapuan dhe krijuan tendenca. Vetë epoka e luftërave njohëse, për më tepër, nuk është gjë tjetër veçse fryti i pjekur, gjatë një periudhe të gjatë kohore, i kërkimit mbi mendjen, e kryer nga fuqitë perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë. Ashtu si titani MKULTRA. HULUMTIMI MË MBRESËLËNËS MBI MENDJEN I TË GJTHA KOHËRAVE. MKULTRA ishte programi më i madh dhe më afatgjatë, i kërkimit mbi funksionimin e mendjes në historinë e Shteteve të Bashkuara, si dhe të gjithë botës, në të cilin, shkelja më e madhe, dhe më e rëndë, e kodit të Nurembergut, mbi eksperimentimin njerëzor dhe bioetikën, gjithashtu ka ndodhur. Frymëzuar dhe ndikuar nga studimet naziste (dhe pjesërisht japoneze), mbi kushtëzimin mendor dhe modifikimin e sjelljes, tek të cilat Shtetet e Bashkuara do të kishin akses, duke vjedhur sekrete nga bunkerët gjermanë, dhe duke tërhequr trurin dhe gjenitë e këqij përmes Operacionit Peipërklip (Paperclip), MKULTRA ishte mitra që lindi, disa dekada më vonë, luftërat njohëse. Sot, shkencëtarët e MKULTRA janë përgjegjës për shumë nga ajo që dihet rreth mekanizmave të trurit dhe origjinës dhe logjikës së sjelljes. Propagandistët, inxhinierët socialë, psikostrategët dhe neuroshkencëtarët janë të gjithë, në cilësi të ndryshme dhe për arsye të ngjashme, borxhli ndaj këtij programi. Bazuar në një kriptonim me një kuptim elokuent anonim - MK tregon mbështetjen e Zyrës së Shërbimit Teknik, ULTRA është shkurtimi i fjalës ultra sekret - MKULTRA lindi zyrtarisht në vitin 1953, me urdhër të z. Ellën Dalles (Allen Dulles), me qëllim për të kuptuar nëse thashethemet mbi kontrollin e mendjes së shkencëtarëve të çmendur të Rajhut të Tretë, të vërtetuara pjesërisht nga dy projekte amerikane të pasluftës - Bluebird dhe Angjinarja - mund të çonin në diçka konkrete. Diçka si serumi mitik i së vërtetës - për t’u përdorur mbi të burgosurit. Si një teori e kontrollit shoqëror - për t'u zbatuar në opinionin publik. Dhe si një metodë për të krijuar vrasës të padashur të telekomanduar - “kandidatët mançurianë”.

Njëzet vjet, pra, nga viti 1953 deri në 1973. Kaq zgjati MKULTRA. Më shumë se 80 institucione të llojeve të ndryshme, nga universitetet në burgje, dhe nga spitalet psikiatrike te kompanitë farmaceutike, morën pjesë. Mijëra shkencëtarë u përfshinë, dhe po aq “derra” të tyre, në rreth 150 projekte. Rezultatet e arritura janë të panjohura, ose kështu do të donim të besojmë. NATA E GJATË MKULTRA. Përveç dhjetëra ndriçuesve nga Gjermania naziste dhe Japonia fashiste, disa nga neuroshkencëtarët, psikologët, sociologët dhe inxhinierët socialë më heterodoksë dhe eklektikë në Shtetet e Bashkuara morën pjesë në programin MKULTRA. Njerëz të kalibrit të Sidnei Gatlibit (Sidney Gottlieb), gjeniu kimik, dhe të z. Danëlld Iuin Kemrën (Donald Ewen Cameron), president i Shoqatës Botërore të Psikiatrisë. Dhe eksperimentet do të ishin kryer jo vetëm në burgje dhe spitale psikiatrike në Amerikën e Veriut, por edhe në pjesën tjetër të Perëndimit dhe në pjesë të Azisë. Në kuadrin e MKULTRA, për njëzet vjet, ekipe neuroshkencëtarësh, psikologësh, sociologësh, dhe mjekësh të paskrupullt, herë të vetëdijshëm se vepronin për llogari të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe herë jo, iu përkushtuan ndjekjes së objektivave të ndryshëm:

· Studimit të thelluar të hipnozës dhe përdorimeve të saj ushtarake;

· Krijimit të kandidatëve mançurianë, domethënë njerëzve të pandërgjegjshëm, të psiko-kontrolluar në distancë, dhe në momentin e duhur, të transformueshëm në vrasës;

· Prodhimit të serumeve dhe/ose zbulimit të metodave për t'u rezistuar përpjekjeve për larjen e trurit;

· Formulimit të një serumi të së vërtetës për përdorim në marrjen në pyetje të spiunëve komunistë të kapur si në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën;

· Krijimit të substancave të afta për të shkaktuar procese të pakthyeshme të rënies njohëse te viktima - duke e bërë atë, për shembull, të lodhur kronikisht, impulsive, dhe të paaftë për të menduar logjikisht - dhe për të gjeneruar efekte të kundërta - një rritje e përhershme e aftësive njohëse-intelektuale;

· Prodhimit të armëve radiologjike të afta për të shkaktuar sëmundje neurodegjenerative dhe mangësi fizike tek viktimat;

· Kërkimit për një metodë dhe/ose një substancë të aftë, për të fshirë kujtimet specifike, dhe të gjithë kujtesën;

· Riformatimit integral të trurit të njeriut – eksperimentet e Montrealit;

· Eksperimentimit me droga, hipnotikë dhe psikedelikë, veçanërisht α-metiltriptaminë, kokainë, acid lisergjik dietilamid (LSD), dimetiltriptaminë (DMT), meskaline psilocybin dhe temazepam - MKSEARCH;

· Zhvillimit të teknikave të reja të marrjes në pyetje, kur bazohet në psikologji dhe hipnozë dhe kur në përdorimin e komponimeve psiko-ndryshuese - operacioni Midnight Climax.


HAPJA E KUTISË SË PANDORËS. Bota u bë e vetëdijshme për MKULTRA në epokën post-Watergate, falë një artikulli të gazetës amerikane Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times) që denonconte eksperimentet e supozuara të paligjshme të kryera nga CIA, mbi qytetarët në dekadën e kaluar. Një akuzë tepër e rëndë, për të kaluar pa u vënë re, dhe që në të vërtetë, do të ishte ngritur nga komisionet hetimore të Kishës dhe Rokfelerit. Të dy komitetet arritën të njëjtin përfundim si New York Times: CIA në fakt kishte kryer aktivitete përtej kufijve të bioetikës, disa prej të cilave, rezultuan vdekjeprurëse - vdekja e z. Harold Blauer nga një mbidozë MDA - në kontekstin e një programi kërkimor të riemërtuar MKULTRA. Por, askush nuk do të kishte paguar për krimet e kryera gjatë atij kërkimi të madh në sekretet e mendjes. Z. Gatlib (Gottlieb), për shembull, u dëgjua si një person i informuar për faktet nga hetuesit e komisionit të Kishës, dhe u largua me pretendimin se ai mbante mend pak nga ato vite, dhe se kishte luajtur një rol margjinal në të gjithë operacionin. Presidenca e Fordit, në përgjigje të presionit nga opinioni publik, do t'i kishte marrë parasysh përfundimet, dhe do të kishte metabolizuar rekomandimet e komisionit të Kishës, duke botuar në vitin 1976 Urdhrin Ekzekutiv mbi aktivitetet e inteligjencës. Një ndalim i qartë i testimit të drogës në derra gini njerëzorë, pa dyshim, dhe në mungesë të pëlqimit të informuar, i zgjeruar më vonë nga presidentët Xhimi Kartër (Jimmy Carter) dhe Ronald Reagan. MES TË VËRTETËS DHE LEGJENDËS. Ngritja e luftërave njohëse, nisja e metodave të reja të marrjes në pyetje, dhe ardhja e neuromarketingut, janë hallkat më të rëndësishme të atij hetimi njëzetvjeçar, për të kuptuar mekanizmat që qëndrojnë në themel të funksionimit të trurit, dhe origjinën e sjelljes njerëzore, që ishte MKULTRA. Përveç një sërë faktesh, megjithatë, ka (shumë) më shumë. Sepse, programi MKULTRA lindi dhe vdiq në anonimitet total, i rrethuar nga një atmosferë e padepërtueshme misteri, që ka gudulisur me të drejtë imagjinatën e brezave të tërë të komplotistëve, dhe imagjinatën e skenaristëve të Hollivudit. Seria Stranger Things është vetëm e fundit nga shumë produkte, nga industria e argëtimit Stars and Stripes, të frymëzuar nga ngjarjet e MKULTRA. Realiteti dhe fantashkenca përzihen dhe formësojnë komplotin e Stranger Things, me një mbizotërim të qartë për trillimet, por, historia sugjeron që nuk është gabim, të pretendohet se shkencëtarët e çmendur të programit MKULTRA po kërkonin përbindësha. Sepse, faktet në dorë - obsesioni me kandidatët mançurianë - ishin. Dhe, nëse doni të pezulloni mosbesimin për një moment, ata mund të kenë pasur sukses në krijimin e tyre. Z. Xheims Bagler (James Bulger), bosi historik i mafias irlandezo-amerikane – jeta e të cilit u soll në ekranin e madh nga Xhani Dip (Johnny Depp) në Black Mass – iu nënshtrua injeksioneve javore të LSD-së gjatë burgosjes së tij në Atlanta në vitin 1957. Eksperimentet ndodhën në kontekstin e MKULTRA, të cilat, shkatërruan psikikën e z. Baglër (Bulger), duke theksuar në mënyrë të pariparueshme anët e tij më antisociale, dhe duke e transformuar atë nga një kriminel i vogël i rikuperueshëm shoqërisht, në një nga kriminelët më të rrezikshëm në vend. Një tezë e mbështetur ndër të tjera nga një prej gjyqtarëve, i cili, në vitin 2013, e dënoi me një dënim të pafund. Z. Sirhan Sirhan, vrasësi i z. Bab Kenedi (Bob Kenedit), ka pohuar gjithmonë se nuk e mban mend momentin e vrasjes së politikanit. Dhe përpjekjet për ta ndihmuar atë të rimarrë kujtimin e asaj që ndodhi ishin pjesërisht të pasuksesshme. Sipas mbrojtjes së z. Sirhan, i mbështetur nga disa njerëz të famshëm të psikiatrisë - duke përfshirë z. Eduard Simson-Kallas dhe z. Daniel Brown - i riu u hipnotizua atë ditë, në qershor 1968. Kandidati i parë (i mundshëm) mançurian në histori. Z. Ted Kazinski (Ted Kaczynski), i njohur gjithashtu si Unabomber, nuk ishte gjithmonë një mizantrop hermit me impulse vrasëse dhe ambicie terroriste. Ai ishte një person i çuditshëm dhe eklektik - si çdo gjeni - por, absolutisht paqësor në pjesën e parë të jetës së tij. Të paktën derisa, me hyrjen në Harvard, ai përfundoi si derr gini, në një studim të modifikimit të sjelljes të sponsorizuar nga CIA, i udhëhequr nga z. Henri Mjurrei (Henry Murray), dhe i mbikëqyrur nga distanca nga z. Gatlib (Gottlieb). Po sikur z. Kazinski (Kaczynski), fëmija i mrekullueshëm me një nga IQ-të më të larta të matura ndonjëherë, i cili, në mënyrë të pashpjegueshme u bë një mizantrop shumëvrasës, të ishte produkt i MKULTRA? Sa “bomba me sahat njerëzore” ka krijuar CIA? Sa prej tyre kanë shpërthyer dhe sa presin ta bëjnë këtë? Pyetje të pakëndshme, të vlefshme edhe për z. Baglër (Bulger), dhe z. Sirhan, të cilat, gazeta amerikane Kohërat e Los Anxhelosit (Los Angeles Times), i shtroi në vitin 1999, në një studim të thelluar kushtuar kërkimit të CIA-s mbi kontrollin e mendjes, dhe të titulluar me elokuencë “NE PO KORRIM TRASHËGIMI TRAGJIKE NGA DROGA”. Dhe për të cilën, vite më vonë, askush nuk është përgjigjur ende. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page