MODELJA AUSTRALIANE EL MEKFERSOUN (ELLE MACPHERSON): KAM TRAJTUAR KANCERIN E GJIRIT ME MJEKËSI JO TRADICIONALE DHE REFUZOVA KIMIOTERAPINË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 4, 2024
- 2 min read
Sidnei, Australi | “Mjekësia holistike nuk ka të bëjë fare me kurën nga kanceri që modelja australiane El Mekfersoun (Elle Macpherson) pretendon se ka arritur.
Në realitet, modelja ndoqi protokollet standarde të kërkuara për llojin e veçantë të tumorit që ajo kishte, përkatësisht kancerin intraduktal të gjirit pranues ndaj estrogjenit HER2.
Prandaj ne nuk përballemi me asnjë metodë jo tradicionale”, shpjegoi znj. Luçia (Lucia) Del Mastro, drejtore e Klinikës së Onkologjisë Mjekësore në Spitalin e Universitetit të Genovas/Irccs, Poliklinika e Shën Martinit (Policlinico San Martino), duke komentuar rastin e modeles australiane, e cila, deklaroi se kishte një tumor në gjoksin e saj tani në remision, dhe se kishte refuzuar kimioterapinë duke përdorur një metodë jotradicionale dhe holistike të trajtimit.
Në rastin e modeles El Mekfersoun (Elle Macpherson), është e nevojshme të sqarohet lloji i neoplazmës nga e cila është prekur 7 vite më parë: “Karcinoma intraduktale sipas definicionit nuk jep metastaza dhe është një lloj lezioni prekanceroz. Trajtimi standard i kësaj neoplazie përfshin kirurgji me heqjen e nodulit dhe më pas radioterapi të mundshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes lokale”.
“Modelja deklaroi se refuzoi operacionin, por në realitet - sqaron onkologia - lumpektomina i nënshtrohet asgjëje tjetër vecse heqjes së masës tumorale, prandaj është operacion”.
“Ajo gjithashtu deklaroi se ka refuzuar kimioterapine, por në tumoret intraduktale - në nëvizon znj. del Mastro - kimioterapia nuk bëhet asnjëherë pasi ky lloj tumori nuk shkakton metastaza.
Krahasuar me protokollin standard të trajtimit për kancerin intraduktal të gjirit, ndërhyrja e vetme që modelja nuk ka kryer është radioterapia, por në këto raste nuk është e detyrueshme.
Në fakt, afërsisht 60% e pacientëve nuk zhvillojnë përsëritje pas operacionit, pavarësisht se nuk kanë kryer radioterapi.
Modelja El (Elle) bie në këtë 60% të pacientëve, edhe nëse 7 vjet janë shumë pak për të thënë se fatkeqësisht ajo nuk mund të ketë një përsëritje në të ardhmen”.
Prandaj historia e modeles nuk e habit onkologen, e cila, vëren se është krijuar një farë konfuzioni.
“Mjekësia holistike nuk ka të bëjë me të vërtetë. Realisht ajo ka lënë vetëm radioterapinë, e cila nuk ka qenë e detyrueshme dhe nuk na habit fakti që deri më sot nuk ka pasur ndonjë rikthim sepse kjo ndodh - përfundon ajo - në 60% të rasteve për këtë lloj tumori”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments