top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MOS PRISINI ULJE ÇMIMESH TË PRONAVE TË PATUNDSHME NË TIRANË | EKSPERTËT: ÇMIMET DO TË RRITEN AKOMA MË SHUME SEPSE TË HUAJT JANË DUKE BLERË PATUNDSHMËRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 31
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Rritja e vlerës së pronave të patundshme në Shqipëri konsiderohet si një biznes fitimprurës jo vetëm për qytetarët shqiptarë por edhe ata të huaj.

 

Në vitin 2024 - sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë - 379 milionë € u investuan nga qytetarë të huaj në blereje patundshmërish.

 

Kemi kërkesa shumë të mëdha për marrje apartamentesh, i riparojnë me kushtet që duan të huajt dhe turistët, dhe i japin me booking për disa net.


Sipas parashikimeve mund të kemi rritje. Por u bëj thirrje që nuk ka ulje çmimesh”, deklaroi z. Gjin Gjoka - ekspert i pasurive të paluajtshme.

 

Gjithmonë rritje. Dita ditës shohim kërkesa të shtuara ku dhe oferta është po në të njëjtin drejtim, njerëzit kërkojnë me qira janë vendasit por më shumë janë dhe të huajt.


Trendi rritës vazhdon si pasojë e kërkesës së lartë po dhe ndërtuesit kanë shtuar kostot që përkthehen në fund të klienti.


Nuk kemi hyrë në Europë dhe rritjet e çmimeve janë goxha. E shohin një treg me potencial. Të huajt do jenë goxha në numër dhe sigurisht do rrisin çmimet”, tha Demirxhiu”, deklaroi z. Ervin Demirxhiu - ekspert i pasurive të paluajtshme.


Nëse çmimet kanë një stopim, ka te pronat luksoze por s’ka rënie çmimesh. Në shtëpi do ishte mirë që të gjithë të kishin një shtëpi. Duke llogaritur Unazën e Vjetër pothuajse 90% e apartamenteve janë të riparuar dhe jepen me booking.


Së dyti kërkesa e studentëve është e lartë, por dhe rreth 19 mijë banorë shpërngulen pashaportizohen në Tiranë.


Në Astir sot gjejmë një apartament jo poshtë 350 euro dhomë kuzhinë. 2+1 të kompletuar nuk e gjen nën 500 euro. Kinostudio, Porcelani Xhamlliku qiratë janë 550, tek Unaza 650.


Sipas parashikimeve mund të kemi rritje. Por i bëj thirrje që nuk ka ulje çmimesh”, deklaroi z. Gjoka.

 

Vendet e Ulëta (Holanda), Italia dhe Turqia janë shtetet qytetarët e të cilëve kryesojnë listën për vlerën e investimeve të huaja në patundshmëri Shqipëri.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page