MOTI I KEQ NË INDI DHE NEPAL | 69 VDEKJE KËTË JAVË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 12
- 1 min read

Dehli i Ri, Indi | “Të paktën 69 veta kanë vdekur këtë javë nga stuhitë jashtëzakonisht të forta në shtetin lindor indian të Bihar-it dhe në Nepalin fqinj”, thanë autoritetet në të dy vendet të hënën.
Në Bihar, të paktën 61 veta humbën jetën mes të enjtes dhe të premtes, ndërsa në Nepal tetë veta të tjerë vdiqën nga rrufetë të mërkurën dhe të enjten.
Sipas zyrës lokale të Departamentit Meteorologjik Indian, shirat e dendur do të godasin sërish Biharin sot.
Vitin e kaluar, ekspertët paralajmëruan se ndryshimi i klimës po nxiste një rritje alarmante të goditjeve të rrufesë në Indi, të cilat, vrasin më shumë se 1900 njerëz në vit në vendin më të populluar në botë.
Rrufeja shkaktoi 101309 vdekje midis viteve 1967 dhe 2020, me një rritje të mprehtë midis viteve 2010 dhe 2020, sipas një ekipi studiuesish të udhëhequr nga Universiteti Fakir Mohan në shtetin lindor të Odishës (Odisha).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments