Londër, Britani e Madhe | Pasi caktoi kohën më të mirë në stërvitjen e lirë të mëngjesit, piloti Jorge Martin ishte gjithashtu më i shpejti në parakualifikimin për Çmimin e Madh (GP) britanik në qarkun Sillvërstoun (Silverstone).
Në 1'57"911, piloti i Ducati Pramac parapriu Aprilia-n e Aleix Espargarò me 45 mijëta dhe Ducati zyrtar të pilotit Françesko Banjaia (Francesco Bagnaia).
Më pas - të mbledhura në më pak se gjysmë sekonde - pasojnë piloti Enea Bastianini (Ducati), Jack Miller (KTM), Fabio Di Giannantonio (Ducati), Brad Binder (KTM) dhe Maverick Vinales (Aprilia).
Top-10 e pilotëve tashmë të kualifikuar për Q2, i cili do të fitojë pole, kompletohet nga Marco Bezzecchi dhe Marc Marquez, të dy në Ducati.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments