MOTORRI I KËRKIMIT DUCKDUCKGO BASHKËPUNON ME BING | NUK KA PRIVATËSI SIÇ PRETENDON.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 9, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Apple mendoi të përdorte DuckDuckGo në vend të Google, si motor kërkimi privat të shfletimit Safari në iOS 17, për të rritur privatësinë. CEO i DuckDuckGo, Gebriëll Ueinbërg (Gabriel Weinberg), tha se ata kishin takime me Apple, por ndryshimi nuk ndodhi. Shefi i Apple Xhan Xhanëndreë (John Giannandrea), dikur i Google, kishte dyshime në lidhje me pretendimet e privatësisë së motorrit të kërkimit DuckDuckGo sepse përdor Bing në disa vende. Kjo ndodhi gjatë një gjyqi antitrust për dominimin e kërkimit të Google, me marrëveshjen e Apple me Google si motori i paracaktuar i kërkimit të Safari në fokus. Motorri i kërkimit DuckDuckGo ende thekson privatësinë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga shefi i Apple. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Kommentare