Mozambik | Nga më shumë se 1500 të burgosurit që u arratisën dje nga burgu i sigurisë maksimale të Maputos, 33 u vranë dhe 15 u plagosën gjatë përleshjeve me personelin e burgut.
Kjo është bërë e ditur nga policia kombëtare e Mozambikut, duke shtuar se deri më tani rreth 150 prej të arratisurve janë rikapur.
Në mesin e të burgosurve të arratisur ka rreth tridhjetë të burgosur të lidhur me grupet e armatosura xhihadiste që kanë përhapur terror në provincën veriore të Cabo Delgado për shtatë vjet, saktësojnë autoritetet.
“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për këtë situatë”, komentoi shefi i policisë kombëtare Bernardino Rafael.
Arratisja e madhe ndodhi në ditën e tretë të trazirave të vazhdueshme në vendin portugalisht-folës të Afrikës së Jugut, të cilat, shpërthyen pas konfirmimit të fitores së partisë Frelimo në pushtet në zgjedhjet presidenciale të 9 tetorit 2024, me opozitën që denoncoi mashtrime dhe nxitje në rrugë për të demonstruar kundër një votimi të cilësuar si të vjedhur.
Dje, grupe protestuesish iu afruan burgut të Maputos dhe krijuan konfuzion duke shkaktuar trazira brenda burgut, ku të burgosurit përfunduan duke prishur një mur përmes të cilit më pas u arratisën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント