MUSHKËRITË: VITAMINA QË I MBRON DHE USHQIMET QË E PËRMBAJNË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 21, 2023
- 3 min read

Kopenhagen, Danimarkë | Studiuesit tani po e lidhin mungesën e një vitamine të veçantë me funksionin më të keq të mushkërive. Si do ta rrisni marrjen e tij, duke siguruar mushkëri të forta? Përgjigja qëndron te dieta.
Shpesh, kur ndjeni ankth të fortë, ju sugjerohet të merrni frymë thellë. E njëjta gjë kur jeni në një mjedis natyror, për të mbushur mushkëritë tuaja me oksigjen të çmuar.
Por si do të merrni frymë thellë nëse nuk keni mushkëri të forta? Peizazhet e mëdha urbane, me atmosferën e tyre të ndotur, si dhe zakonet e dëmshme, si pirja e duhanit, dëmtojnë shëndetin e mushkërive tuaja, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të mushkërive.
Një studim i ri ka nxjerrë një gjetje të rëndësishme: Ju mund të mbroni shëndetin e mushkërive duke u siguruar që trupi juaj të ketë mjaftueshëm një vitaminë të caktuar. Si?; Por sigurisht nëpërmjet ushqyerjes së duhur.
Hulumtimet e publikuara në ERJ Open Research sugjerojnë në mënyrë specifike se ata që nuk marrin sasi të mjaftueshme të vitaminës K, mund të jenë në rrezik të shtuar për shëndetin e dobët të mushkërive.
Mungesa e vitaminës është shoqëruar, në veçanti, me kushte të tilla si astma, fishkëllima, dhe sëmundje kronike obstructive pulmonare.
Deri më tani, dihej se vitamina K, një lëndë ushqyese thelbësore që gjendet kryesisht në perimet me gjethe jeshile, vajrat vegjetale dhe drithërat, është jetike për koagulimin e gjakut, duke ndihmuar në shërimin e plagëve. Roli i saj në shëndetin e mushkërive, megjithatë, mbeti i paqartë deri vonë.
Hulumtimi, i udhëhequr nga shkencëtarët danezë nga Spitali Universitar i Kopenhagës dhe Universiteti i Kopenhagës, përfshiu më shumë se 4000 pjesëmarrës të moshës 24-77 vjeç.
Të gjithë pjesëmarrësit iu nënshtruan spirometrisë, një test që vlerëson funksionin e mushkërive, dhanë mostra gjaku dhe plotësuan pyetësorët, duke dhënë informacion për shëndetin dhe stilin e tyre të jetesës.
Nga mostrat e gjakut, studiuesit përdorën një shënues specifik (dp-ucMGP) për të identifikuar nivelet e vitaminës K në trup. Në të njëjtën kohë, ata mblodhën dy matje nga spirometria:
1- Vëllimin e ajrit që njeriu mund të nxjerrë në një sekondë (FEV1);
2- Vëllimin maksimal të thithur gjatë një frymëmarrjeje (FVC).
Rezultatet e studimit zbuluan një korrelacion midis treguesve të mungesës së vitaminës K, dhe vlerave të reduktuara të FEV1 dhe FVC.
U zbulua gjithashtu se pjesëmarrësit me nivele të reduktuara të vitaminës K kishin gjithashtu më shumë gjasa të raportonin episode të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (COPD), astmës ose frymëmarrjes.
“Ne tashmë e dimë se vitamina K luan një rol të rëndësishëm në gjak, dhe kërkimet kanë filluar të tregojnë se ajo është gjithashtu e rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe kockave. Studimi ynë tani tregon se vitamina K gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm në shëndetin e mushkërive”, tha Dr. Torkil Jespersen.
“Në vetvete, gjetjet tona nuk ndryshojnë rekomandimet aktuale për marrjen e vitaminës K, por, tregojnë se nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse njerëzit me sëmundje të mushkërive mund të përfitojnë nga plotësimi i vitaminës K”, shtoi ai.
“Ky studim tregon se njerëzit me nivele të ulëta të vitaminës K mund të kenë funksion më të keq të mushkërive. Hulumtimi i mëtejshëm do të na ndihmojë të kuptojmë më shumë rreth kësaj lidhjeje, dhe të shohim nëse rritja e vitaminës K mund të përmirësojë funksionin e mushkërive”, shtoi Dr. Apostolos Bosios, nga Instituti Karolinska, në Suedi, dhe sekretar i takimit të Shoqatës Evropiane të frymëmarrjes, për sëmundjet e rrugëve ajrore, astmën, COPD dhe kollën kronike.
Ai theksoi: “Është e rëndësishme të mbështesim shëndetin tonë të përgjithshëm duke adoptuar një dietë të shëndetshme, të ekuilibruar dhe duke u përmbajtur nga zakonet e dëmshme si pirja e duhanit dhe veprimet që kontribuojnë në ndotjen e ajrit”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
留言