top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MË 31 TETOR 2023 BOTOHET NJË LIBËR PËR DISIDENTIN RUSO-UKRAINAS NAVALNI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 27, 2023
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Ai është udhëheqës i opozitës që më shumë se çdo figurë tjetër politike ruse ka sfiduar qeverinë e z. Vladimir Putin. Ai dënoi pushtimin rus të Ukrainës, dhe tha se Moska duhet të tërheqë trupat e saj. Ai është gjysmë ukrainas. Megjithatë, Aleksi Navalni (Alexey Navalny) shihet me dyshim, nëse jo me përbuzje, në Ukrainë. Marrëdhënia komplekse e kundërshtarit të Kremlinit me Kievin është një nga temat e trajtuara në librin e ri të titulluar “Disidenti: Aleksei Navalni, profili i një të burgosuri politik”, nga z. David Herszenhorn, i cili, do të botohet më 31 tetor 2023. Për z. Navalni, si për miliona rusë të tjerë me origjinë ukrainase, lufta e z. Putin ishte një tragjedi e zhytur në gjak, shkruan autori i biografisë, duke kujtuar se z. Navalni u detyrua të sqaronte deklaratat e vitit 2011, që dukej se vinin nga goja e carit Putin: “Do të ishte mirë nëse do të jetonim në një vend të vetëm me Ukrainën dhe Bjellorusinë, por, unë mendoj se herët a vonë, do të ndodhë gjithsesi”, të cilat, sipas z. Herszenhorn, përmbledhin historinë e gjatë dhe kontradiktore të z. Navalni me Kievin. Në vend disidenti shihet me dyshim, sepse ai konsiderohet gjithashtu shprehja e një mentaliteti agresiv dhe imperialist të rrënjosur thellë në popullatën ruse. Z. Navalni gjithmonë e ka mohuar këtë lloj qëndrimi, por ka luftuar të pajtojë disa nga opinionet e tij me rolin që do të donte të luante, alternativën ndaj z. Putini. Unë vetë jam gjysmë rus dhe gjysmë ukrainas, tha një herë ai, duke hedhur poshtë pretendimet se ai kishte paragjykime etnike. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

تعليقات

تم التقييم بـ 0 من أصل 5 نجوم.
لا توجد تقييمات حتى الآن

إضافة تقييم
bottom of page