MË 5 PRILL TË VITIT 1939 LINDI NALT MADHNIA E TIJ LEKA ZOGU (5 PRILL 1939-30 NËNTOR 2011) | AI ISHTE BIRI I VETËM I MBRETIT ZOGU I-rë I SHQIPTARËVE DHE I MBRETËRESHËS GERALDINA APONI (APPONYI).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 5
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Më 5 prill 1939 lindi Leka Zogu I, Leka i I-rë (5 prill 1939-30 nëntor 2011) ishte djali i vetëm i Mbretit Zogu I të shqiptarëve dhe i Mbretëreshës Geraldina Apponyi.
Ai u quajt Princi i Kurorës Skënder në lindje.
Leka ishte pretendues për fronin shqiptar dhe njihet si Mbreti Leka I.
Pas kalimit të Familjes Mbretërore në Egjipt, në vitin 1946, Princi Leka filloi studimet në kolegjin britanik “Victori Collegie” të Aleksandrisë dhe më pas në “British Boys School”, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1954.
Pas transferimit të Familjes Mbretërore në Francë, në vitin 1955, Princi Leka tashmë 16 vjeçar, regjistrohet në kolegjin e famshëm “Vilare Ailange Kolegie” të Olon-it, në Zvicër, ku mori edhe diplomën “Matriculation of Oxford” në vitin 1956.
Në vitet 1956-1958 Princi Leka vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sund’hurstit në Londër (Royal Military Academy), ku pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera u titullua oficer, me gradën toger.
Në vijim studioi për Shkenca Politike dhe Ekonomike në “Universite De Sorbone” të Francës, ku ndoqi gjithashtu edhe kursin intensiv të gjuhëve orientale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments