top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MË SHUMË SE 1200 PROTESTA KUNDËR PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (TRUMP) DHE BASHKËPUNËTORIT TË TIJ ILLN MASK (ELON KUSK) JANË PLANIFIKUAR SOT NË MBARË AMERIKËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 5
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Kundërshtarët e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) dhe të miliarderit Illn Mask (Elon Musk) planifikojnë të mblidhen në të gjithë Shtetet e Bashkuara të shtunën për të protestuar ndaj lëvizjeve të administratës për zvogëlimin e numrit, ekonominë, të drejtat e njeriut dhe çështje të tjera.

 

Më shumë se 1200 demonstrata janë planifikuar nga më shumë se 150 grupe, duke përfshirë organizata të të drejtave civile, sindikata të punës, avokatë të të drejtave të LGBTQ+, veteranë dhe aktivistë të zgjedhjeve të ndershme.

 

Protestat janë planifikuar në National Mall në Uashington, kryeqytetet e shtetit dhe qytete të tjera.

 

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një emaili që kërkonte komente mbi protestat. Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) i ka paraqitur politikat e tij si në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara.

 

Protestuesit po sulmojnë lëvizjet e administratës Tramp (Trump) për të pushuar mijëra punonjës federalë, për mbylljen e zyrave lokale të Sigurimeve Shoqërore, mbylljen e agjencive të tëra, deportimin e emigrantëve, heqjen e mbrojtjeve për personat transgjinorë dhe shkurtimin e fondit federal për programet shëndetësore.

 

Z. Illn Mask (Elon Musk), një këshilltar i presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) dhe pronar i Tesla, SpaceX dhe rrjetit social virtual Iks (X), luajti një rol kyç në zvogëlimin e qeverisë si drejtor i Departamentit të ri të Efektivitetit të Qeverisë.

 

Ai pretendon se kjo u kursen taksapaguesve miliarda dollarë.

 

Aktivistët kanë organizuar vazhdimisht protesta kombëtare kundër presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) ose z. Illn Mask (Elon Musk) që kur administrata e re mori pushtetin.

 

Por lëvizja opozitare nuk ka krijuar ende një mobilizim masiv të krahasueshëm me Marshimin e Grave të vitit 2017, i cili, mblodhi së bashku mijëra gra në Uashington pas inaugurimit të parë të z. Danlld Tramp (Donald Trump), ose protestat e Black Lives Matter që shpërthyen në disa qytete pas vdekjes së z. Xhorxh Flloid (George Floyd), në vitin 2020.

 

Organizatorët shpresojnë se protestat e së shtunës do të jenë më të mëdhatë që kur z. Danlld Tramp (Donald Trump) u kthye në pushtet në muajin janar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page