top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MË SHUMË SE 60 % E POPULLSISË SË PLANETIT GJENDEN NË PLATFORMAT SOCIALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 21, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Më shumë se 60% e njerëzve në botë janë në mediat sociale. Kjo është një rritje prej 3.7% krahasuar me vitin e kaluar – Meta zotëron tre nga aplikacionet e preferuara të përdoruesve, WhatsApp, Instagram dhe Facebook. Kina ka tre aplikacione, WeChat, TikTok dhe versionin e saj lokal Douyin. Twitter, Messenger dhe Telegram plotësojnë platformat më të ndjekura. Gati pesë (5) miliardë njerëz, ose pak më shumë se 60% e popullsisë së botës, janë aktivë në mediat sociale. Këto janë shifrat që përmban një studim i kompanisë Kepios, i cili shpjegon sesi numri i përdoruesve të platformave sociale po i afrohet 5.19 miliardë të popullsisë së botës, që përdor internetin, e barabartë me 64.5% të saj. Sipas hulumtimeve, ka dallime të mëdha midis rajoneve. Vetëm 1 në 11 njerëz në Afrikën Lindore, dhe Qendrore përdorin mediat sociale. Në Indi, tani kombi më i populluar në botë, shifra është një në tre. Është rritur edhe koha e shpenzuar në rrjetet sociale, nga dy minuta në 2 orë e 26 minuta në ditë. Përsëri ka pabarazi të mëdha, ku brazilianët shpenzojnë mesatarisht 3 orë e 49 minuta në ditë në mediat sociale, ndërsa japonezët më pak se një orë. Përdoruesi mesatar i mediave sociale është në shtatë platforma. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox.


Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page