top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NARKO-LUFTA QË PËRFSHIU MARSEJËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 29, 2023
  • 5 min read

Nga z. Emmanuel Pietrobon. Marsejë, Francë | Tetë vrasje në dy javët e para të gushtit. Tridhjetë e gjashtë që nga fillimi i vitit. Më shumë se dyqind e pesëdhjetë nga viti 2010 e deri më sot. Këto janë shifrat e luftës së drogës në Marsejë, një nga më të dhunshmet në Evropë, të cilën, asnjë qiramarrës i Pallatit Elize (Elysée), nuk ka mundur ta zgjidhë, dhe që tani është kthyer në një emergjencë të sigurisë publike. Z. Emanuel Makron (Emmanuel Macron) ka premtuar, dhe vazhdon të premtojë, se do t'i kushtojë më shumë kohë, njerëz dhe burime luftës kundër narkobanditizmit, personit përgjegjës për vorbullën e dhunës që po përgjakë rrugët franceze, dhe bashkëprotagonistit të zgjimit të fundit të banlieve, por rruga është plot pengesa. Dhe nuk do të jetë shtypja, që do t'i japë fund luftërave të drogës, që po tronditin Francën. KRYEQYTETI I KRIMIT TË EUROPËS. Marseja nuk ka qenë kurrë një qytet me stomak të dobët. Meqenëse globalizimi e ka vendosur atë në qendër të trafikut mesdhetar, midis fundit të shekullit të 19-të, dhe fillimit të shekullit të 20-të, Marseja ka tërhequr vëmendjen e dhunshme të bukuroshëve të egër të mjedisit, klaneve të sistemit kriminal francez, dhe është bërë skena e një lufte mafioze të pafund. Djemtë e mirë të mjedisit nderojnë Marsejën sikur të ishte një vend i shenjtë, duke i dhënë të njëjtin identitet dhe kuptim metafizik që Korleone (Corleone) ka për Koza Nostrën (Cosa Nostra), Shën Luka (San Luca) për Shoqërinë e Nderuar, dhe Kazal del Prinçipe (Casal di Principe) për Kazalezët (Casalesi). Fëmijët “e mirë” të mjedisit rriten me mitin e Marsejës, i cili, në imagjinatën kolektive kriminale është një lloj Kızıl Elma osmane, kështu që si të rritur, ata luftojnë ta heqin një kafshatë prej tij. Nuk ka asnjë kriminel francez me aspirata kaponiane që nuk ka tentuar të pushtojë Marsejën me të shtëna pistolete: Z. Pol Karbone (Paul Carbone) dhe z. Fransis Spirito (François Spirito) në vitet 1920, Lidhja Franceze nga vitet 1930 deri në 1970, z. Xheki Imbert (Jacky Imbert), z. Teni Zampa (Tany Zampa), vëllezërit Zemur (Zemmour) dhe Klod (Claude). Z. Xhenova (Genova) gjatë viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë. Askush, nga z. Karbone deri te z. Xhenova (Genvoa), kurrë nuk arriti të mbretërojë i padiskutueshëm mbi Marsejën. Shumë vdiqën duke u kurorëzuar perandorë të një qyteti që nuk do zotërinj, si vëllezërit Zemurë (Zemmours), dhe si z. Xhenova (Genova), dhe po ashtu trashëgimtarët e korsikanëve origjinalë të Marsejës janë zhdukur pothuajse të gjithë, duke rënë njëri pas tjetrit, nën goditjet e rekrutëve të rinj. Sot, në Marsejë, është një luftë, njësoj si gjithmonë, e cila, tashmë ka më shumë se një shekull, por diçka ka ndryshuar: rregullat e lojës dhe fytyrat e protagonistëve. Epoka e kumbarëve elegantë përfundoi me vdekjen misterioze të z. Fransis Vanverberge (Francis Vanverberghe), të vrarë nga persona të panjohur në vitin 2000, dhe që atëherë periferitë e Francës, jo vetëm të Provences së paepur, kanë qenë nën kontrollin e forcave të reja, të parregulluara dhe të pakontrollueshme: bandave të Magrebit, dhe bandave të rrugëve subsahariane, klaneve çeçene, familjeve cigane të krimit, dhe organizatave kriminale shqiptare. Brezi i ri i krimit të organizuar e ka ngritur dhunën në lartësi të panjohura si për “djemtë e mirë” francezë, ashtu edhe për forcat e rendit, për brutalitetin e krimeve, për të qenit shkas i lumturisë, dhe për mungesën e frikës ndaj ligjit. Vijat e kuqe të mjedisit tradicional, si vrasjet e policëve dhe të pafajshmëve, janë shkelur nga pasardhësit e tyre. Dhe lufta e pafund për shpirtin e Marsejës ka filluar të korrë aq shumë viktima, sa është kthyer në shqetësim për sigurinë kombëtare franceze. SHIFRAT E LUFTËS KUNDËR DROGËS. Intensifikimi i luftës së drogës në Marsejë, kryesisht duke përfshirë dy organizata të njohura si Yoda dhe DZ Mafia, e ka rikthyer çështjen e sigurisë në metropol në fokusin e vëmendjes në Pallatin Elize (Elysee). Siç ndodh periodikisht, pa u gjetur një zgjidhje përfundimtare, që nga shpërthimi i dhunës pas Vanverberghe. Tridhjetë e gjashtë vdekjet e shkaktuara në tetë muajt e parë të 2023 nga grindjet midis dy organizatave që pretendonin për gojën e Provences, e bindën presidentin francez të jepte urdhërin për të vendosur forcat e reja speciale të policisë, dhe njësinë CRS-8, për të rivendosur rendin në periferitë jashtë kontrollit të Marsejës. Por vetëm masa emergjente nuk do të funksionojë: shkopinjtë nuk mund të zgjidhin një problem, atë të narkobanditizmit, të lidhur me përhapjen e përhapur të varësisë nga droga, varfërinë e përhapur, fenomenet e ndarjes hapësinore, dhe ndjenjat e pakënaqësisë, dhe të shqetësimit që janë të shfrenuara në multi-banlietë etnike. Superpolicët e CRS-8 kishin ndërhyrë tashmë në shkurt, të nxitur nga ekzekutimi i një 17-vjeçari të filmuar dhe ngarkuar në SnapChat, por, qetësia e imponuar, nuk zgjati shumë, dhe vrasja e dyfishtë pasuese e një 15-vjeçari dhe një 16-vjeçar rindezi grindjen. Rezultati: dymbëdhjetë të vdekur nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit, shumica prej tyre të ekzekutuar sipas “Metodës së Barbekjusë (Barbecue)”, pra kufoma të djegura, ose viktima të djegura të gjalla. Entitetet kriminale DZ Mafia dhe Joda (Yoda), së bashku, ishin përgjegjës për 80% të vrasjeve që ndodhën në kontekstin e luftës së drogës në Marsejë. Lufta që shqetëson Pallatin Elize (Elysee), jo vetëm për një çështje numrash, por, për të dhënat personale të gangsterëve - është gjithnjë e më e shpeshtë që vrasësit dhe të vrarët janë midis moshës dymbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë vjeç - dhe për meksikanizimin e mënyrës së veprimit (modus operandi) të tyre - nga barbekju në trendin më të fundit të rrahjeve, rrëmbimeve dhe vrasjeve në mediat sociale. Marseja është jashtë kontrollit - shifrat e thonë: 250 vrasje mafioze, nga viti 2010, e deri më sot. Ndërhyrja e përkohshme e CRS-8, nuk do të jetë shpëtimtare - këtë e vërtetojnë faktet: kjo luftë është shprehja, krahas ndryshimit etno-brezor që ndodhi në mjedis, e detroitizimit të Marsejës, ku rritja e jashtëzakonshme e varfërisë së përgjithshme e ka transformuar krimin - një mënyrë e lehtë dhe pa pengesa për hyrje - në një magnet për të rinjtë e zhgënjyer, të zemëruar, nihilistë, dhe të getoizuar të banlieve provinciale. Në renditjen e dhjetë rretheve popullore më të varfra në Francë, shtatë ndodhen në Marsejë. Lagje ku të varfërit përfaqësojnë edhe 40% të popullsisë totale, dhe që janë fara e krimit, mitra që lindin ushtarët e narkobanditizmit, territore të humbura ku ligjet e Republikës nuk zbatohen. Në Marsejë, çdo ditë, një i mitur del përpara një gjyqtari për t'u përgjigjur për krime të lidhura me drogën. Ai është një i mitur që në një shoqëri ideale mund të rikuperohet, të zbulojë se ka jetë jashtë krimit, dhe kjo është ajo që duhet t'i kushtohet Pallati Elize (Elysee). Revoltat në banliera dhe narkobanditizmi, janë fëmijë të së njëjtës së keqe: dështimi i asimilimit. Italia duhet të ketë parasysh dhe të mos bëjë gabimet që u bënë përtej Alpeve. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page