NASA DHE NJË FIRMË PRIVATE KRIJUAN ROBOTIN HUMANOID QË DO TË EKSLOROJË HËNËN DHE MARSIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 28, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | NASA ka bashkëpunuar me startupin me bazë në Ostin (Austin), të quajtur Apptronik, i specializuar në ndërtimin e robotëve humanoidë, për të zhvilluar robotë që mund të ndihmojnë astronautët në misionet hënore dhe marsiane, ose të veprojnë si avatarë të telekomanduar në Tokë. Roboti aktual, i quajtur Apollo, është një humanoid që peshon 72 kg, me një jetëgjatësi baterie katër orëshe. Ndërsa Apollo aktualisht merret me detyra si puna në magazinë dhe kujdesi për të moshuarit në Tokë, dizajni i tij modular lejon përshtatshmërinë në misionet hapësinore, siç është eksplorimi i shpellave në hënë. NASA ka punuar me Apptronik-un për të garantuar sigurinë e robotit, së bashku me njerëzit, dhe sheh potencial në forcimin e pranisë së tij hënore dhe marsiane. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Commentaires