top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NASA DËRGOI DHE MORI NJË MESAZH LAZER NGA 10 MILION MILJE LARG BRENDA 50 SEKONDAVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 23, 2023
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | A është njerëzimi afër një revolucioni komunikimi? NASA ka arritur për herë të parë në botë të dërgonte një mesazh me rreze lazer në Tokë nga afro 10 milionë milje (16 milionë kilometra) larg brenda 50 sekondave. Kjo është rreth 40 herë distanca nga Toka në Hënë. Megjithëse Administrata Amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës ka qenë prej kohësh në gjendje të komunikojë me anijen kozmike, duke përdorur valë radio, ajo kurrë nuk ka qenë në gjendje të dërgojë informacion përpara se të përdorë lazer nga kaq larg në hapësirë. Arritja, e cila u bë e mundur duke përdorur sistemin eksperimental të teknologjisë optike të NASA-s, Deep Space Optical Communications (DSOC) në bordin e anijes kozmike Psyche, një ditë mund t'u mundësojë njerëzve të transmetojnë video thirrje në Mars, komenton enti mediatike amerikan Kallauzi i Biznesit (Business Insider). Sistemi DSOC funksionon duke përdorur një observator në Kaliforni, i cili, në thelb, vepron si një far. Anija Psyche më pas mbyllet mbi të, dhe është në gjendje të orientojë marrësin e saj, dhe të drejtojë lazerin e anijes, në një observator të veçantë, të aftë për të deshifruar sinjalet. Ai mund të dërgojë grimca të lehta, të njohura gjithashtu si fotone, në Observatorin e Tokës. Sistemi është në gjendje të transmetojë informacion 10 deri në 100 herë më shpejt nga pajisjet aktuale të komunikimit hapësinor, sipas një njoftimi për shtyp të NASA-s, të lëshuar të enjten. NASA arriti të transmetojë rrezatim lazer, nga hapësira e madhe e hapësirës në Kaliforninë Jugore, në një ngjarje historike, javën e kaluar. Sinjalet u morën nga teleskopi Heill (Hale), në Qarkun e Shën Diegos (San Diego County), Kaliforni, brenda rreth 50 sekondave. Anija kozmike pa pilot e NASA-s Psyche, e cila, u nis në muain tetor është në një mision për të eksploruar një kometë të pasur me metale midis Marsit dhe Jupiterit, në brezin asteroid, në vitin 2028, raporton enti mediatik Shtypi i Përditëshëm (Daily Mail). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page