NASA: KRATER MISTERIOZ NË HËNË I KRIJUAR NGA NJË RAKETË KINEZE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 23, 2023
- 1 min read

Arizona, Amerikë | Shkencëtarët nga Universiteti i Arizonës zbuluan se raketa Long March 3C, e lëshuar vitin e kaluar, në muajin mars, nga Agjencia Kombëtare e Hapësirës e Kinës, krijoi një krater misterioz në Hënë.
Megjithatë, siç raportohet nga enti mediatik britanik Posta e Përditëshme (Daily Mail), Kina vitin e kaluar mohoi përgjegjësinë.
Shkencëtarët arritën në këtë përfundim teksa analizuan reflektimet e dritës nga objekti misterioz i regjistruar nga një teleskop përpara goditjes.
Teleskopët që përdorën shkencëtarët nuk kishin një rezolucion mjaft të lartë, në mënyrë që të regjistronin qartë detajet, por, kapnin shenjat e dritës, që reflektohej ndërsa ishte në lëvizje.
NASA ka vërejtur shtesën e re në sipërfaqen hënore, në fotot e marra nga Lunar Reconnaissance Orbiter (LRO), një anije kozmike robotike, që rrotullohet rreth hënës, e nisur në muajin qershor të vitit 2022.
Gjetjet e reja u publikuan të enjten në The Planetary Science Journal.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments