top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NASA PO INVESTOHET QË TË NDËRTOJË BANESA NË NË HËNË | NË KUADËR TË PROGRAMIT “ARTEMIS”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 16, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | NASA po planifikon të ndërtojë shtëpi në Hënë, duke përdorur teknologjinë e printimit 3D, sipas një raporti të gazetës amerikane Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times).


Agjencia hapësinore synon të krijojë një prani hënore me struktura të ndërtuara nga një printer 3D, që do të përdorë copëza shkëmbi hënore, dhe fragmente minerale, për të bërë beton për ndërtimin e objektit.


Drejtoresha e maturimit të teknologjisë së NASA-s, Niki Uërkhizër (Niki Werkheiser), shprehu besimin për arritjen e këtij qëllimi përmes partneriteteve me universitete dhe kompani private.


Printeri 3D po i nënshtrohet testimit, me plane për ta dërguar atë në Hënë, në muajin shkurt, të vitit 2024, si pjesë e programit Artemis të NASA-s, i cili, synon të kthejë njerëzit në sipërfaqen hënore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page