NASA ZBULOI MOSTRA TË MARRA NGA ASTEROIDI BENNU | U GJETËN NGA MISIONI OSIRIS-REX.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 11, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | NASA zbuloi pamje të mostrave nga asteroidi Bennu. Ato u gjetën nga misioni Osiris-Rex. NASA ka publikuar imazhet e para të mostrave nga asteroidi Bennu, i sjellë në Tokë nga misioni Osiris-Rex. Kjo është mostra më e madhe e asteroidit e raportuar në planetin tonë.
Karboni dhe uji u gjetën në mostrat nga asteroidi Bennu.
Kjo u bë e ditur nga administratori i NASA-s, Bill Nelson, gjatë një ngjarjeje të drejtpërdrejtë, nga Qendra Hapësinore Johnson në Hjuston. Në vitin 2020, misioni Osiris-Rex mblodhi shkëmbinj dhe pluhur nga asteroidi Bennu, të cilin, më pas e vendosi brenda një kapsule, që u kthye në Tokë, në fund të muajit shtator, dhe e ekzaminoi brenda një dhome të pastër, pra brenda një hapësire të dekontaminuar ku temperatura, lagështia dhe presioni mbahen nën kontroll.
Kapsula më pas u transferua në Qendrën Hapësinore Johnson.
Mostrat u ndanë në kontejnerë më të vegjël që do t'u dërgohen rreth 200 shkencëtarëve në 60 laboratorë në mbarë botën.
Bennu, si asteroidët e tjerë, është një dëshmi e sistemit të hershëm diellor.
Duke pasur parasysh se karakteristikat e tij fiziko-kimike kanë mbetur praktikisht të njëjta që kur u formua, rreth 4.5 miliardë vjet më parë, ai përmban të dhëna për origjinën dhe zhvillimin e planetëve shkëmborë si Toka, nëse jo edhe për evolucionin e jetës.
Asteroidi i vogël u zbulua në vitin 1999.
Sonda Osiris-Rex, e nisur në vitin 2016, arriti në Bennu në vitin 2018, dhe mori një mostër të materialit sipërfaqësor dy vjet më vonë në 2020.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
コメント